Thënie të mençura

Kultura

Thënie të mençura

Nga: Lume Camaj Xhakli Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:06
Lume Camaj Xhakli

Aty ku prekë dashuria ime e të shprehurit përmes fjalës e tingullit, lë të krijohet ndjenjë e mirësisë dhe e dashurisë për ta shijuar Lumturinë!

Dashuro jetën se do e gjesh me lehtë të vërtetën!

Dhuratë më të bukur se të dhurosh dashuri shpirtërore nuk ka, aty gjen t`vërtetën!

I keni kuptuar detyrat e Perëndisë o njerëz?

Unë po mirrem më veten!

Po ju?

Çfarë ke zgjedh Lume për t`kuptuar se ku na qenka lumturia?Po, po është brenda teje e ëmbëla dashuria!

Liria e shpirtit është rruga e dritës, dashuria sjellë lumturinë!

Të të kuptuarit është zgjidhje në harmoni me shpirt, mendje, zemër, trup!

Ta kuptosh veten ke hapë derën e dritës!

Ma mirë ta kuptosh se ta realizosh pa kuptuar!

Mos m`trego çka më ba, trego çka ke lexuar e mësuar!

Nëse ke mbjellë besimin në veten tuaj kultivoje, mos ke frikë!

Çdo gjë që ekziston është për ty, zgjedh atë që e ndjen se është dashuri!

Ishte kohë eksperience, ani… ajo është mësim!

Të kuptojmë e të veprojmë më vetëdije, vetëm kjo sjellë ndryshim!

Çka më thot zemra, shpirti ndjek, t’i afroj mendjes atë që dua vetë!

Vëzhgoje zemrën, pastro mendjen,jetoje jetën, shikoje vetën!

Sa bukur funksionon universi( Zoti) sikur ta dëgjojmë zërin e brendshëm,mrekullitë pasojnë!

Të gjithë zemër kemi, por sa e madhe është tek ata njerëz që dashurojnë pa kushte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat