Postieri i fshatit, kurbeti dhe shembulli i hebrenjve

Kultura

Postieri i fshatit, kurbeti dhe shembulli i hebrenjve

Nga: Merxhan Jakupi Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:11
Merxhan Jakupi

Në fillim të viteve të '70-ta, qarkullonte një barsoletë shumë domethënëse në fshatrat e Pollogut të Maqedonisë së Veriut (Tetovë e Gostivar), atëherë kur pati një fluks të madh të njerëzve që morën kurbetin në vendet Perëndimore. Sikurse shumica e njerëzve, edhe një postier nga një fshat malor, e kishte braktisur vendlindjen për të shkuar në Evropë, për më shumë para. Atij i kishte ecur puna dhe kishte hapur një firmë e ishte bërë një biznesmen i suksesshëm. Kur ishte kthyer në vendlindje, fshatarët ishin habitur nga suksesi i tij, prandaj kishin thënë se po të mbetej në fshat, nuk do të ishte askushi. Atëherë kishte ndërhyrë një plak i mençur: "Po të mbetej në fshat, do të ishte postier!" Kushtimisht thënë, "postierë" kishin mbetur shumë të rinj, të cilët nuk e kishin marrë rrugën e kurbetit, ndonëse kishin prirje dhe talent për shumë punë, madje disa do të ishin edhe shkencëtarë, me zbulimet e tyre. Mjerisht, në vendlindjen e tyre s'kishin kurrfarë kushtesh ekonomike e institucionale, që të rinjtë e talentuar t'i tregonin prirjet dhe aftësitë e tyre në vendin e vet, andaj shumë sish që kishin mbetur, kishin humbur perspektivën e jetës së tyre dhe ishin shuar talentet që kishin si dhunti.

Viteve të '80-ta, kur punoja në Zvicër, ishte një teolog hebre nga Tunizia dhe një arab egjiptian. Deri atëherë nuk dija se gjuha arabe dhe hebraike qenkëshin simotra apo dialekte të gjuhës Semite. Duke pirë kafe në kantinë, kolegu hebre ishte një person alegro, plot humor. Ai rrëfente se hebrenjtë dhe arabët janë armiq, por armiq të dashur. Ata kanë të njëjtën etnogjenezë dhe të njëjtin gjak e fis. Ai thoshte se hebrenjtë në Palestinë dhe në Lindjen e Mesme kanë qenë të diskriminuar, por kanë jetuar në paqe, ndërsa hebrenjtë në Evropë kanë pësuar tragjedi, janë persekutuar dhe asimiluar. Hebrenjtë dhe arabët kanë emra të njëjtë, kulturë dhe kuzhinë të njëjtë. Nëpër koncerte me muzikë orientale, sallat mbushen me hebrenj. Hebrenjtë autoktonë që jetojnë në Izrael janë më pacifistë dhe kalojnë mirë me fqinjët arabë e palestinezë. Shumë qytetarë hebrenj në Izrael ndjekin kanalet televizive të Jordanisë, Egjiptit dhe Libanit.

KONTRIBUTI I SHKENCËTARËVE HEBRENJ

Hebrenjtë, në gjithë rruzullin tokësor, janë afër 0,20 për qind, por, përkundër kësaj përqindjeje të vogël, ata u bënë me mjaft ndikim në botë. Në SHBA, nga dhjetë më të pasurit, secili i dyti është hebre. Flitet hapur se një pakicë populli prej 15 milionësh, po udhëheq me gjithë strategjinë politike e gjeopolitike të botës. Hebrenjtë kanë sistemin bankar më të zhvilluar, si dhe kanë kompanitë më gjigante si Google, Amazona, Facebook, Coca Cola etj. Ata kanë kapital të madh dhe qeverisin me botën.

Si ndodhi kjo? Dy shekujt e fundit, ndikimi i hebrenjve në shkencë, në dobi të njerëzimit, ka qenë mjaft i madh. Shumica e hebrenjve, dijetarë dhe shkencëtarë, kanë qenë nga Evropa. Ata kanë qenë reformatorë sekularistë dhe modernistë. Hebrenjtë nga Lindja e Afërt, kishin mentalitet oriental, mesdhetar, tradicional dhe puritan, si gjithë popujt e tjerë të Lindjes së Afërt. Bie fjala, gjatë viteve 1910-1930, dhjetë shkencëtarë hebre nga Gjermania kanë qenë të nominuar me çmimin Nobel. Sigurisht se këta shkencëtarë po të lindshin e të jetonin në Palestinë, në vendet e Lindjes së Mesme, do të ishin rabinë dhe mistikë, do të studionin Tarën, por s'do të kishin universitete. Po të jetonte Albert Ajnshtajni ose Zigmund Frojdi në Palestinë, me siguri se nuk do të ishin shkencëtarë.

Orientalisti dhe studiuesi amerikan, me origjinë arabe, Eduard Said, shkruan se hebraizmi është religjioni më i privilegjuar dhe i përkëdhelur. Arsyeja është se ky religjion monoteist dhe komuniteti, pasardhësit e ithtarët, kanë qenë të përndjekur, të viktimizuar, që nga eksodi biblik. Perandorët romakë të krishterë ose Dhiata e Re, si fraksion apo, siç thonë rabinët dhe mistikët, krishterimi është një fëmijë bastard i hebraizmit. Kjo do të thotë që hebrenjtë kanë qenë të shtypur, të përndjekur, të diskriminuar dhe Kostandini i Madh pranoi dhe njohu krishterimin, që, më në fund, të konvertohet edhe vetë në këtë fe. Të krishterët dhe Dhiata e Re vazhduan me të njëjtën mendësi. Romakët periteistë parandienin shtypjen dhe heretizmin ndaj hebraizmit dhe Dhiatës së Vjetër. Në Luftën e parë të Kryqëzatave, kur u pushtua Jerusalemi, çliruan qytetin e shenjtë nga "pa besimtarët", myslimanët dhe hebrenjtë, ndërsa kryqtarët bënë krime ndaj hebrenjve, i dogjën gjithë sinagogat, vranë, ekzekutuan popullatën, kurse myslimanët i morën në mbrojtje.

Sipas orientalistit amerikan me origjinë arabe, Eduard Saidi, bota islame ka pasur hegjemoni, ka pushtuar kontinente. Hebrenjtë nën dinastinë Emevite, Abazite dhe Kalive, kanë pasur status, autonomi dhe nuk kanë pësuar si në epokën e Perandorisë Romake dhe të krishtere. Në periudhën e Perandorisë Osmane, hebrenjtë kanë jetuar në paqe dhe kanë qenë të mbrojtur, me status dhe autonomi.

Pas revolucionit francez, hebrenjtë në Evropë fituan të drejtat, por ata edhe më tej mbetën të majorizuar, të diskriminuar dhe të shtypur deri në Luftën e Dytë Botërore, kur afër 5 milionë u shfarosën në kampet e përqendrimit, të njohur si Holokausti. Po ashtu, hebrenjtë në Evropën Lindore kanë qenë të përndjekur, persekutuar dhe të diskriminuar nga Rusia Cariste dhe më pas nga golgota komuniste dhe staliniste. Nga diaspora e Evropës Lindore, pas shembjes së komunizmit dhe Murit të Berlinit, shumë hebre kanë ardhur në Gjermani. Sot, Gjermania ka më se 150 mijë hebre nga Evropa Lindore dhe gëzojnë privilegje dhe status special.

KRISHTERIMI, NJË BASTARD I HEBRAIZMIT

Të tre religjionet monoteiste: hebraizmi, krishterimi dhe islami, pretendohet që nuk kanë shumë antagonizma dhe divergjenca mes tyre. Që të tria kanë të njëjtin krijues, Zotin, si dhe kanë kode, tradita e moral të ngjashëm, po edhe ligje egalitare universale për mbarë njerëzimin. Po ashtu, edhe liberalizmi, socializmi dhe shkencat humane thuhet që janë inspiruar dhe kanë mbartë idetë dhe doktrinat e këtyre religjioneve monoteiste.

Është primare, thonë analistët, se të tre fetë monoteiste janë si një lis, me tri degë. Por është paradoksal fakti që përgjatë gjithë epokave, pikërisht këto tri fe kanë qenë rivalë dhe në konfrontime, duke akuzuar njëra-tjetrën për herezi, blasfemi dhe janë etiketuar si të pa fe. Këto tre religjione monoteiste nga disa historianë janë konsideruar si mjaft kolosale, homogjene dhe ndër më të mëdhatë.

Historiani hebre, i njohur ndërkombëtarisht, Noah Harari, konsideron se është i gabuar konstatimi se hebraizmi është i ngjashëm me krishterimin dhe islamin, si fe kozmopolite, bipolare dhe universale. Hebraizmi përfaqëson vetëm një popull, atë të Beni Izraelitëve, ku, në gjithë planetin, ky religjion ka afër 15 milionë besimtarë, ndërsa religjionet e mëdha universale, kozmopolite dhe bipolare janë krishterimi, që ka 2.3 miliardë të krishterë dhe islami, 1.8 miliardë myslimanë. Hebraizmi që ka një mikro-komunitet, sa një mega-metropol, siç është Kajro, Nju-Jorku ose Shangai, është religjion vetëm i një populli, është fe tribale, provinciale. Hebraizmi nuk ka pasur hegjemoni, perandori e dominim. Ajo ka mbetur vetëm te një popull i vogël, i gjunjëzuar dhe i viktimizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat