Shoh vështrimin

Kultura

Shoh vështrimin

Nga: Përparim Hysi Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:21
Autori

Unë shoh vështirmin tënd të trishtë
Diçka më thotë;diçka më thotë
Nuk di pse zënë e më "mbyten" gjemitë
Përse?A  mos vallë,më kot?!


Jo.Jo.S'besoj të jetë kot
Se sikur flet vështrimi i trisht
Ai vështrim diçka më thotë
Se unë di të  lexoj,fshehtësisë.


Vështrimi flet,sado pa gojë
Po di të lexoj në "horoskop"
Se në këto"punë" kam hedhur "bojë"
Ndaj të mora në krahë,hop...


2.Eh,moj Elabsane!


Po ku je,moj Elbasane!
O moj vetulla gajtane
Çfarë më fsheh nën xhamdane
Pse s'më thuaj,o moj jarane?!


Se kam ardhur larg,nga hane
Tri herë botës,asaj ane
Veç për ty vetull gajtane
Dhe s'e ndjeva lodhjen  fare.


Po ku je,o moj "noksane"
Unë ashiku,hane-hane
U  xhindosa,Elbasane
Nga ty jam trullosur fare...


3.Ah,të ishe sot me mua!


Ah,të ishe sot me mua!Ah,të isha unë aty!
Tjetër gjë s'doja,pothua,veç të ishim bashkë,të dy.
Do ta puthja buzën tënde që ma kishe tërën lëng
Se ma kënde,moj,ma kënde,aq sa koka ma bën tëng!


Do mbështetja kokën unë,mu mbi gjirin si jastëk
Vjen një  mall,vërshon si lumë dhe s'i jap dot jarallëk.
Kështu më del para sysh,e zë kotem, e zë kotem
Me mua lidhur pazgjidhmërisht dhe nga malli veç përlotem.


4.Unë e di


Unë e di,se,po qemë vetëm,do më hidheshe mu në krah
Po s'kalon dot"piketën";vetgjyqësi me oh e  ah!
Kjo piketë ngjet me një mur;është i lartë e të jepë frikë
Por nuk është hiç me"sikur";shihet malli që të pikë.


T'i hajë dreqi këto"piketa",duket sikur ruajnë moral
Fare ndryshe më është jeta,se dhe sytë kemi në ballë.
Hidhe"murin",bëhu trime,drejt e në gjoksin tim
Po hollohesh,si një "qime",se meraku të bluan-krimb.


5.Sa e "ashpër" qenka bota!


Sa e "ashpër" qenka bota;mbetur ka si në mesjetë
Se ka "rregulla" të kota;"rregullat" të fusin në rrjetë.
Këto rregulla,jo mos shkelen,se,përndryshe,s'ke moral
Të "çuditur" të gjithë ngelen(si një"engjëll",u kthye  djall.)


Sepse pret me kut të vjetër, që nga koha e babazotit
Kohë  e re,po "modë" e vjetër,mua më duken si prej kotit
Se morali zënë me"rrjetë",duan ta mbajnë si të prangosur
Botë e re apo mesjetë?Kush më thotë:- Mos jam xhindosur?


S'jam xhindosur,aspak fare,se pasqyrat janë përpara
Edhe duket ashiqare, dhe e zeza,dhe e bardha
Sa më shumë që e prangosin,sa më shumë i bëjnë prita
Aq më shumë e "nakatosin",a prangoset,dot drita?!...


6.Ndoshta më kujton


Përgjërim  kishe në sy
Përgjërim  dhe në fytyrë
Dhe,mua,sa të shihja ty
Zë më shfaqej një dëshirë.


Që të merrja ty në krahë
Dhe të puthja me shumë mall
Tani zë dhe bëj ah!
Se jam larg dhe s'e mbaj mall.


7."Shkurta"


E shkurtër si"shkurtë",sytë m'i ngul turrjelë
Sado plak i urtë, ma bën mëndjen-tel
Dhe puth buzën mjaltë;majltë pa vënë në zjarr
Ta dish,faqekartë;dimrit erdh behar!


8.Ç'thonë ata sy?


Unë e di se ç'thonë ata sy;ata sy mbushur shkëlqim
Ata sy,veçan,më ftojnë ;zë i puth me përgjërim
Sikur stepesh ti paksa( sikur  s'kanë atë "qëllim?!"
Bukën unë të thatë s'e ha,jam shejtan për"deshifrim"


9.Si nuk qe e zonja...


Si nuk qe e zonja që të nisje një letër
Kur adresën time,me kohë,e ke marrë
A s'është mëkat,o mike e vjetër?
Kur e di mirë që prisja me mall?!


Kaq kohë shkoi... letër?Jo.Nuk erdhi
Nuk e di ç'ka ndodhur?Ç'është ajo pengesë?
Kuptohet që kështu,mbi mua,rritet pezmi
Dhe pres i malluar...dhe pres veç me shpresë.


10.Në të dy"dialektet"


Ndihmo Zot se jam korit
E kam pas nji çikë si dritë
Ma muer shpyrtin n'dekikë
Tobe sajës,jam mahit.


Dhe për pak dhe m'u zu  fryma
Sa do çupa,s'ia bëj prima
Pleqëria vu domenin
Vjen një kohë që,më mirë,helmin


"Ato maja rripa-rripa"
Qe e bukur mu si pika
Ma muer erzin,mue,çika
Gjujma re,o të vraftë pika...


                        17 dhjetor   2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat