Hënë e bukura hënë

Kultura

Hënë e bukura hënë

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 20:15
Remzie Raci Rexhbogaj

Hënë

Kur natën qiellit ndriçon

E yjet rreth teje vallëzojnë

M`i kujton fëmijët e lirisë

Nënën kur më sa fuqi e rrethojnë

 

Hënë Ti që ndriçon gjithësinë

Ernen të lutem ta mbash në gji

Siç e mbanë nëna fëmiun

 

Hënë Ti o zonjë e rëndë

Porosi Ernen ta kam lënë

Ta ruash si mbretëreshë të bukurisë

Sikur atë natë që ta kam dhënë

 

Hënë e bukura Hënë

 

Të lutem yllin tim polar

Ta mbash çdo herë pranë

E me lulet e muajt Maj

M`i thurë të bukurën kurorë

 

Ashtu siç ishte e bukura mamit

Porsi një luleborë

Hënë e bukura Hënë….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat