Mësimi i gjuhës amtare është vlerë e kulturës dhe traditës kombëtare

Kultura

Mësimi i gjuhës amtare është vlerë e kulturës dhe traditës kombëtare

Nga: XHavit Çitaku Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 16:23
Shoqata shqiptare “ Iliria” në Malme të Suedisë

Lidhja e shoqatave shqiptar “ Iliria” në Malme të Suedisë po bënë një punë të mirë në organizimin e një jete të pasur kulturore- artistike, letrare, muzikore, por edhe shkencore për komunitetin e këtushëm shqiptar.

Këtij aktiviteti konkret e të dobishëm po i kontribuon edhe Qendra kulturore e Republikës së Kosovës, NBV dhe shoqata tjera nga qytete të ndryshme. Këtë e dëshmoi edhe organizimi përmnbajtësor i “ Ditëve të kulturës shqiptare” për tri ditë rrjesht në lokalet e Qendrës së kulturës të Republikës së Kosovës në këtë qytet në jug të këtij shteti të largët. Në ditën e parë ishte vërtetë një atmosferë e veçantë e krijuar nga fëmijët shqiptar, të cilët bënë gara në vizatime, recitime dhe kënduan e vallëzuan aq bukur sa që duartrokitjet e të pranishmëve nuk dinin të ndalur. Interesimi i fëmijëve për të marrë pjesë në këtë event të përgatitur shumë mirë ishte tejet i madh dhe lokali i Qendrës Kulturore të Kosovës ishte i vogël për t’i zënë të gjithë. Në të vërtetë, sipas fjalëve të pjesëmarrësve një numër kaq i madh i vogëlushve dhe vogëlusheve nuk ishte parë ndonjëherë në organizime të ngjashme kudo në Suedi. Ndaj, kjo është një dëshmi akoma më e madhe se kur dihet të punohet edhe joshja e fëmijëve për të kontribuar në ndezjen e atmosferës dhe për të treguar dijen e tyre në fusha të ndryshme nuk do të mungoj. Bile, ata befasuan edhe më shumë se sa që pritej.

Befasuan për të mirë edhe udhëheqja profesionale e këtij programi nga Elma Dalifi dhe Erva Qaili. Koordinatori i Qendrës Kulturore të Republkës së Kosovës, prof. Dr. Muhamet Shatri dhe Kryetari i Lidhjes së shoqatave shqiptare, Murat Koci, u ndanë të kënaqur me pjesëmarrjen kaq të madhe të të rinjëve shqiptar dhe interesimin e tyre për të mësuar e vepruar shqip.

Image
Mërgata në Evropë

U promovuan katër vepra të zhanreve të ndryshme me autorë nga mërgata

Në ditën e dytë të këtij manifestimi në lokalet e kësaj qendre u mbajt takimi i mjekëve shqiptarë të Suedisë, të cilët formuan degën e tyre që do të veproj në kuadër të Federatës së mjekëve në Europë, si dhe u fol rreth të arriturave të mantelbardhëve në fusha të ndryshme. Gëzon fakti se nga 70 pjesëmarrës, shumica prej tyre ishin femra. Këtë numër kaq të madh pjesëmarrësish, Shoqata “ Iliria” e qerreasi nga busheti i saj modest me pije, biskota, kafe, internet dhe gjithçka tjetër që duhet për punë të suksesshme të këtij tubimi të rëndësishëm.

Programi i këtij manifestimi vazhdoi me promovimin e katër librave të autorëve shqiptarë që krijojnë e veprojnë në shtetet skandinave. Libri i parë që u përurua ishte romani “ Fëmijë në luftë” i Dafina Buqincës, për të cilin referuan Sinan Kastrati dhe Zymer Kuqaj. Pos tjerash, libri pasqyron në detaje përjetimin e tmershëm të fëmijëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë nga ushtria e policia shoveniste e barbare serbe. Sipas autorës të këtij libri, shkas për ta bërë këtë vepër tejet interesante e shtyri përjetimi i saj shumë i trishtueshëm gjatë aksioneve luftarake shkatërruese serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare dhe krimet rënda që kishte kryer soldateska serbe. Në këtë gjendje të rëndë ishin pothuajse të gjithë fëmijët tjerë, të cilët ishin të tronditur nga krismat e bombardimet e përditshme dhe për masakrat që i bënë kudo në Kosovën e përgjakur. Për librin poetik “ Diell në zemrën time” folën Mehdi Behrami dhe Lebibe Zogiani. Libri i radhës, që u promovua në këtë event ishte “ Ramadan Shala, simbol i qendresës kombëtare shqiptare”, që ishte në të vërtetë, përmbledhje e rrefimeve dhe intervistave nga bashkëudhëtari për çështje kombëtare, Adil Pireva. Të pranishëm ishin edhe familjar të këtij personaliteti të papërseritshëm atdhetar, i cili tërë jetën ia kushtoi aktivitetit të ngjeshur për t’u çliruar nga okupatori barbar serb. Referues ishin Ismajl Rugova dhe Mustafë Bajrmaj. Për librin “ Dhuratë nga Londra” dhe opusin e gjerë letrar të autorit Hamit Gurgurit referuan Prof. Rexhp Jashari dhe gazetari e publicisti Xhavit Çitaku. Një ngjarje e vërtetë dhe shumë interesante është në fokus të këtij libri, në të cilin protagonistë janë dy të rinjë të cilët dashurohen aq shumë sa që pa marrë parassh se çfarë pasojash do të mund të kënë këtë dashuri e konkretizojnë me martesë. Në të vërtetë, djaloshi ishte shqiptar, ndërkaq vajza ishte e regjistruar si serbe nö Toplicö tö Serbisë, rajon autokton shqiptar, por tash i pushtuar nga këta barbar. Mirëpo, pas një hulumtimi të historisë së familjes së saj del në pah e vërteta e pamohueshme se ajo është me prejardhje shqiptare. Megjithatë, familja e vajzës së dashuruar fort në këtë djal ishte kundër martesës, por në fund nuk pati rrugëzgjidhje tjetër dhe shprehu pajtimin që këta të rinj të vazhdojnë jetën së bashku. Deri me tash Hamit Gurguri ka botuar 47 libra të zhanreve të ndryshme, por edhe ka përkthyer edhe një numër të konsiderueshëm të titujve librash nga gjuha shqipe në atë suedeze dhe anasjelltas, por edhe në gjuhët sllave. Ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë.

Rrëfimet e dhimbshme që derdhën lot mërgimtari

Pas promovimit të librave pjesmarrësit e shumtë të këtij programi të pasur patën rastin që të shohin dy filma dokumentar, njëri që kishte të bënte me “ Shqiptarët e Danimarkës” dhe tjetri me “ Shqiptarët e Suedisë”.

Në dokumentarine parë, autor i të cilit ishte Exhit Lutfiu, u dhanë të dhëna të shumta për studimet e hulumtimet e bëra nga gazetar, publicist e historian danez, të cilët me argumente pasqyronin gjendjen e rëndë të shqiptarëve, sidomos, nga sulmet e parreshtura serbe në vendbanimet shqiptare duke masakruar qindra mijëra gra, fëmijë e pleq, me të vetmin qëllim për të bërë spastrimin etnik. Ata për këto veprime çnjërëzore kishin alarmua, pos kreun e shtetit danez, artikujt e tyre i kishin dërguar edhe në gazetat prestigjioze të asaj kohe, duke i bindur me foto e filmime nga vendi i ngjarjes. Kishte edhe të dhëna të tjera rreth prejardhjes së pamoheshme të sahqiptarëve nga ilirët si dhe padrejtësitë ve mëdha që iu bënë këtij kombi gjatë gjith historisë së tij të dhimbshme. Ndërkaq, në filmin e dytë regjinë e të cilit e kishte bërë Arjan Melanoshi dhe skenarin Murat Koci, u paraqitën biseda të zhvilluara me pjesëtar të komunitetit shqiptar në Suedi, të cilat kishin të bënin rreth jetës së tyre në mërgim dhe integrimit të tyre në shoqërinë suedeze. Pjesa më e madhe e protagonistëve nuk mund t’iu shmangte momentit kur ata kishin vendosur për të braktisë vendlindjen dhe të ngarkuar emocionalisht nga ajo që kishin ndier nga ndarja me të afërmit e tyre, lotët e tyre dërdheshin rrëke. Ishte, pra, një dhimbje, por edhe një vuajtje që për një kohë të gjatë e përjetonin ata dhe pjesa dërmuese e shqiptarëve në mërgim. Nga këto rrëfime u përloten edhe shumë të pranishëm në këtë event. Sipas asaj që u prezentua në këtë film dokumentar, shqiptarët në këtë vend skandinav janë mirë të integruar në shoqëri dhe sukseset e tyre në secilën fushë të punës e jetës po shtohen.

Image
Prezantimi i filmit dokumentar

Institucionet e dy shteteve shqiptare duhet të bëjnë më shumë për të shtuar interesimin e mësimit të gjuhës amtare

Për ditën e tretë ishte paraparë shtjellimi i një teme mjaft të rëndësishme për komunitetin e këtushëm shqiptar në Suedi që ka të bëj me “ Ruajtjen e gjuhës shqipe, identitetit kulturor e etnik mes komunitetit shqiptar në Suedi”. Me këtë rast paneli i përbërë nga amabsadori i Shqipërisë në Mbretërinë suedeze z. Virgjil Kule, Prof. Dr. Muhamet Shatri, fil. Dr. Nuhi Bajçinca, gazetari e publicisti Xhavit Çitaku dhe Prof. Sinan Kastrati, arsimtar, publicist e i burgusr politik, zhvilluan një debat të pasur shkencor e kulturor, duke u munduar të gjejnë rrugë më të përshtatshme, më të lehtë e të realizueshme në praktik për të mirën e fëmijëve tanë shqiptar në përfshirjen e tyre në mësimin e gjuhës së ëmbël shqipe. Konstatim i përgjithshëm ishte se pa një bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve arsimore dhe kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë me institucionet përkatëse këtu në Suedi, nuk do të mund të këtë arritje të rezultateve të dëshiruara dhe të pritura nga komuniteti shqiptar. Të dhënat statistikore tregojnë, u tha nga panelistet, se rreth 60 për qind e fëmijëve shqiptar janë të përfshirë në mësimin e gjuhës amtare, që do të thotë së krahasuar me vendet e tjera, situata në këtë fushë është më e mira, mirëpo, stafi i mësuesve anëkënd Suedisë pretendojnë se rezultatet do të ishin akoma më të mëdha sikur institucionet e të dy shteteve shqiptare të interesoheshin më shumë në këtë drejtim. Ambasadori Virgjil Kule tha se janë botuar tekste të reja që do t’iu shërbëjnë nxënësve përshtatshëm për shkak të një metodologjie shumë efikase që do të transmetohet tek ata nga mësuesit dhe nga vetë libri i hartuar nga profesionist të arsimit. Mirëpo, rreth këtyre teksteve vërejtje pati edhe mësuesi Murat Koca, i cili tha se vetëm përfaqësuesit e Suedisë nuk ishin ftuar për të marrë pjesë në hartimin e këtyre librave dedikuar fëmijëve mërgimtat dhe se ishte një gabim shumë i madh duke pasur parasysh specifikën e lgjit të shkollave që ka Suedia karshi shteteve tjera europiane. Për të shtuar përqindjen e përfshirjes së fëmijëve në shkollën shqipe, u tha më tej, padyshim se rol të madh dhe kyq kanë prindërit, por rol të madh e të pazëvendësueshëm luajnë edhe shoqatat shqiptare, të cilat duhet të organizojnë më shpesh tubime kulturore e artistike për të josh edhe më shumë gjeneratën e re në kultivimin e gjuhës, kulturës, zakoneve e historisë shqiptare.

Çfarë do të bëhet pas pensionimit të gjeneratës aktuale të mësuesve?!

Murat Kocin e shqetëson edhe problem tjetër shumë i rëndësishëm dhe që nuk duhet të injorohet nga nstitucionet shkollore të të dy shteteve shqiptare. Në fakt, ai shtroi dilemen se cfarë do të ndodh pas pensionimit të një numri të konsiderueshëm të mësuesve gjatë tre- katër vjetëve të ardhshëm. Vërtetë, vazhdoi ai, do të krijohet një boshllek i madh ngaqë rreth këtij problemi që do të kriijohet siç dukët organet përkatëse as që kanë menduar të ndërmarrin ndonjë hap për të përgatitur kuadro të reja. Suedia nuk po e bën këtë gjë, ndaj barra i bie institucioneve tona për të t’u angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi para se të bëhet vonë.

Nga diskutimet tjera për të cilat u angazhuan panelistët doli në pah një e drejt që u takon komunitetit shqiptar për të hapur shkolla shqipe për të gjitha lëndet, përveç anglishtes,në këtë shtet, ngaqë këtë e lejon ligji për shkolla i Suedisë. Sado që është një mundësi e mirë për të bërë hapa konkret në këtë drejtim, shpresat për t’u realizuar kjo “ ëndërr “ është e vogël, aq më shumë kur vetë ambasadori Kule dha përgjigje negative duke u bazuar në faktin se për këtë ide nuk ka plane as iniciativa nga organet shtetërore.

Pjesëmarrësit e këtij eventi reaguan ashpër për mos pranin e përfaqësuesve të ambasadës së Republikës së Kosovës, edhe pse kishin konfirmuar pjesëmarrjen. Nuk është e thënë që domosdoshmerisht të ishte i pranishëm vetëm ambasadori, por edhe zyrtar të tjerë që punojnë në këtë amabasadë do të ishin të mirëseardhur për të kontribuar, sidomos, në fushën e arsimit, për të cilën gjë janë të obliguar edhe me ligj. Shumë kërkesa të arsyeshme dhe të domosdoshme që do të duhej të barteshin nga ambasada e jonë në Stokholm deri tek organet përkatëse në Kosovë, do të mbetën vetëm në letër, në fletoren e procesmbajtjes të Lidhjes Kulturore të Shoqatave “ Iliria” në Malme. Megjithatë duke par enuziazmin dhe punën e vyer që po zhvillon, besohet e shpresohet se të gjitha kërkesat do të dërgohen në adresën e duhur.

Program i pasur kulturor- argëtues e artistik

Beqir Shaqiri dhe Afërdita Xani me këngët e tyre të bukura kënaqen të pranishmit gjatë gjithë kohës sa u mbajtën “ Ditët e Kulturës shqiptare”, ndërkaq punimet e tyre të shkëlqyera artistike i ekspouan Ilir Murseli dhe Florije Bajraktari.

Për kontribut të veçantë jetësor, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, ndihmës humanitare e luftës çlirimtare LSHSH “ ILIRIA” ndau mirënjohje për Ismajl Rugovën, Arta Krasniqin, Avdi Sherifin, Rabe Kilajn dhe Xhevat Isufin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat