Epoka e Çamërisë

Kultura

Epoka e Çamërisë

Nga: Atdhe Geci Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

O tokë e shenjtë  e Epirit, gjelbro

sot e kemi një lindje  që  s’vdesë

dhe një  rilindje  që  vetëm rilind,

rritën  e  Republikës së Çamërisë.

Unë i di fjalët  kthesë të historisë

jeta e gjthsecilit çamë është luftë,

dhe mision i kombit për pavarësi.

Më quajnë Festim Lato, jam çam,

jam fis  orakulli, nip  i  perëndive

fëmiu i nëntë çam  i  nënë  Dajés

më i vogli i 4 motrave dhe i katër

vëllëzërve, në  kokë  kam  Pirron,

dhe 15 mijë  vjet  jetë  shqiptare.

Në natën e shenjtë të kësaj lindje

ju premtova që Çamërinë ta dua,

pa frikën s´e mund të më vrasin!

Çamëria s´është pa gjuhë shqipe

dhe pa perëndi ajo është vetvetja

të bëhet e lirë  e  t´i mbledh retë,

që Çamëria të ketë vetimën e saj.

Atë që e lanë të shkruar pellazgët,

ilirët, epirotët, albanët e dardanët

janë qeliza gjaku të kësaj lindjeje

janë amanet  dhe mision i kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat