Demokracia Nr 1

Kultura

Demokracia Nr 1

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 08:03
Fatmir Lohja

Pse fole?

Se këmbëngulet ju për përgjigjen. Kur thashë mendimin tim për kryetarin e partisë suaj, se është kërtollë, me cilësuat komunist. Tani, që ju u bindet me mendiin tim, nuk e flas më një fjalë, se nuk më pëlqejnë të replikat e juaja dogmatike.Pikë!- dhe I rashë sofrës me dorën e djathtë.

Nuk është i pazgjuar, qerratai,- konstatoi xha Ago.- Kur na e lëshoi bombën ne varëm turinjët. Me që jemi në demokraci, përsëri kam deshirë të degjoj mendimin e tij, për situatën që po kalojmë!

Xha Ago ka shume forcë te unë . Këtë fakt ai e di mirë.Rreth oxhakut bubulak, sofra është ngarkuar me tëra të mirat. Janë ushqime bio, të prodhuara nga duart e arta të tija. Për mua ftoi edhe katër shokt e tij më të mirë. Rakija, përveç mezes, e do edhe biseden e shtruar.Dy nga shokt e xha Zahos, qeshë i bindur, se vetem të shtruar në bisedë nuk mund të jenë.I njoh mirë, se kam ndenjur këmbëkryq disa herë me ata.

Xha Ago! Ta kam thenë disa herë. Nuk është demokraci, kur biseda na i prish gjakrat, edhe kur jemi mbledhur për të bërë qejfë,- e shoh xha Agon direkt në dritë të syrit.

Drejtë e ke,- ma kthen xha Ago me bindje.

Pse jemi burra? Se pimë duhan, raki e merremi me politikë,- u shpreh Hysa.

Kjo që thoni ju ,vetëm me burrërinë nuk ka lidhje,- i rri gati, se nuk mu durua pa folur.

Ti je komunist,- ma ktheu Hysa në vend.

Edhe ti antikomunisti ke pirë raki, duhan, e i ke dalë zot komunizmit politikisht, - ia kthej në vend.

Komunizmin e kam urruar gjithnji,- u mburr Hysa.

Ta kishe urryer, nuk do t’a mbaje në xhep testen e partisë komuniste, - dhe e shoh Hysen në sy.

Ashtu ishte koha.

Ta kishe urrer nuk do të bëjë tre vite stazhë partije në prodhim.

Me mikun tënd nuk rrihet!- dhe Hysa u ngrit në këmbë.

Mirë po bën !- i dha drejtimin nga dera xha Ago- Hyses.

Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat