Zemra e poetit mërgimtar është e mbushur me pasionin dhe dashurinë ndaj atdheut

Kultura

Zemra e poetit mërgimtar është e mbushur me pasionin dhe dashurinë ndaj atdheut

Nga: Xhavit Çitaku Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Xhavit Çitaku

Prof. Fetah Bahtiri me punën e tij krijuese ka bërë emër në krijimtarin letrare. Librat e tij të botuar në zhanre të ndryshme po pelqehen nga lexuesit, ndërsa në kritikën letrare po vlerësohen me notë të lartë niveli artistik dhe përmbajtja e temave të shjelluara aq bukur.

Me një fjalë, z. Bahtiri me aktivitetin e tij përmbajtësor jo vetëm si krijues, por edhe si mësues, përkthyes profesional, veprimtar i palodhur për çështje kombëtare, humanist është një personalitet shumë i respektuar jo vetëm nga mërgata shqiptare, por edhe nga autoritet suedeze dhe miqë e koleg të këtij shteti skandinav, si dhe në Kosovë, Shqipëri, Iliridë dhe në trojet tjera etnike shqiptare.

Vargjet në mërgim

Njëri ndër librat që po pushton zemrën e mërgimatrëve, pa dashim , se është libri poetik “ Vargje në Mërgim”. Në vargjet e këtij libri lexuesi shumë lehtë e vëren zemrën e poetit mërgimtar të mbushur me plot pasion dhe dashuri ndaj atdheut, vendlindjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat