Malli i udhëve binare

Kultura

Malli i udhëve binare

Nga: Gëzim Muçolli Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
Autori

Vjen në terr nga qyteti i Romeos 

i zgjatur nga dhimbja mbi rrugën e hekurt 

mbi binarë shkarkon vargje rënkimi të legjendës

së Xhulietës së pasherr

e në bredhje ngarkon udhëtarët e ngutshëm

stacioneve plot pritje

mes shpalljes së arritjes

në ndalesat e stacioneve 

lokale

tingëllon ftofshëm urdhëri 

i detyrueshëm i maskave 

ffp dy

rikujton mnershëm kohën e papërfunduar të pandemisë

dhe budallakive njerëzore

në pritje të vitit të ri

treni gjysmë i zbrazët thërret 

dimrin e borës së munguar

në imazhet e çerekshekullit

mes mjegullës ikë para 

drejt lagunës ngjyrë stine

në fund të ëndërrës veneciane

ku jeta harron larminë e karnevalit

buzë vijës së verdhë

të stacioneve të mallit 

për pellegrinët pa adresë.

Padova, 30 dhjetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat