U mbajt ora letrare "Vjeshta poetike" në Obiliq

Kultura

U mbajt ora letrare "Vjeshta poetike" në Obiliq

Nga: Zymer Mehani Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 09:09
Ora letrare "Vjeshta poetike" në Obiliq

Dje, më 30 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 15:00,  në selinë e pensionistëve të Obiliqit u mbajt Ora letrare "Vjeshta poetike", edicioni VI.

Prezentë në këtë manifestim poetiko-kulturor ishin poetë nga vise të ndryshme të Kosovës, si Prof. Dr. Sadri Rexhepi, Prof. Xhemajl Hajdini, z. Fatmir Çitaku, z. Rudi Berisha, kryetar i KL "Zahir Pajaziti" në Podujevë, zonja Bahrije Qerimi-Spanca, z. Isak Spanca, z. Halil Preniqi, z. Behram Hoti, z. Zymer Mehani, nikoqiri z. Fadil H. Curri me Prof. Mustafë Rushiti, z. Xhafer Mehmeti dhe z. Liman Mjeku.

Kjo orë letrare, tradicionalisht mbahet çdo vit në qytetin e dritave, duke iu bashkuar karvanit "100000 poetë për ndryshim. Kësaj radhe manifestimi në fjalë moto e pati: Të përkrahim të moshuarit", prandaj edhe u mbajt në selinë e pensionistëve të Obiliqit.

Të gjithë poetët dhe musafirët, pas deklamimit të poezive dhe fjalimeve të rastit, u shpërblyen me mirënjohje, të cilat i dorëzoi shkrimtari Fadil H. Curri.

Poezitë që u deklamuan në këtë orë letrare, do të botohen në një vëllim të posaçëm.

Ne poetët e falënderojmë Prof. Mustafë Rushiti që ba mundësoi mbajtjen e aktivitetit tonë në selinë e pensionistëve në Obiliq.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për poetin z. Fadil H. Curri, pa kontributin e të cilit nuk do të mund të paramendohet zhvillimi i aktiviteteve kulturore në komunën e Obiliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat