Kur beson në vete, suksesi nuk mungon

Kultura

Kur beson në vete, suksesi nuk mungon

Nga: Izri Rexha Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:42
Valbona Hadrin

Çdo herë e më shumë po bëhet më i popullarizuar në letërsi emri i poetes Valbona Hadrit, ajo punon në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës si inspektore me një karrierë të suksesshme, por edhe në letërsi shkruan pa rreshtur poezi me një përmbajtje mbresëlënëse duke iu përmbajtur me përpikëri rregullave të artit të të shprehurit bukur. Deri tani ka botuar përmbledhjen poetike “Një sy vashe” në shtypshkronjën Fab Advertising në Pejë si dhe libri i saj dytë i pa botuar është “Me hënën në duar”. Për revistën tonë ne morëm një intervistë ashtu nga largësia që të dimë më shumë për poeten tonë.

A mund të na flisni me pak fjalë për biografinë e juaj?

Vendlindja ime është qyteti i Ferizajit, ku kreva shkollën fillore dhe mandej vijova mësimet në Gjimnazin Kulturologjik gjuhësor “Kuvendi i Arbërit” dhe më pas kam përfunduar Fakultetin Filologjik në Prishtinë në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. E pasionuar për studime kam vazhduar me studimet master në drejtimin:- “Marrëdhënie Ndërkombètare me Diplomaci” ku mora titullin Master i Arteve në Kolegjin ,,Dardania'' në Prishtinë.

Cila është karriera profesionale, kur keni filluar me punën dhe cilat janë përvojat e juaja?

Posa kreva studimet jam punësuar si mësimdhënëse e gjuhës dhe disa vite më vonë kam kryer detyrën si zëvendës drejtore, e më pas drejtoreshë e shkollès ,,Emin Dukraku” në Prishtinë. Pastaj isha në detyren zyrtare në Departamentin e Arsimit Parauniversitar të MASHT-it. Tani aktualisht punoj inspektore e arsimit në MASHT, po ashtu jam koordinatore regjionale për Vlerësimin e Performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve e zv. drejtorëve të shkollave.

Cilat janë problemet më të madha që i hasni në këtë post?

S'do të thoja probleme sepse përvoja e punës në arsim ka lehtësuar veprimtarinë time në kuadër të detyrave të cilat duhet t'i realizoj në aspektin profesional si inspektore.Shikuar në këndvështrimin e aktual sistemi arsimor në Kosovë edhe pse ka përparuar dhe është zhvilluar mjaft kohëve të fundit, ka mjaft vend për përmirësime. Hapësirë për t'u plotësuar me reforma të cilat fokusohen në zhvillimin e të gjitha sferave të arsimit, fillor të mesëm dhe lartë.

A keni bashkëpunim me ndonjë shtet të rajonit apo të diasporës në fushën e arsimit në nivelin ndërkomunal?

Po kemi bashkëpunim me shtete të ndryshme e në veçanti ia vlen të theksohet bashkëpunimi i vazhdueshëm me Shqipërinë me te cilën ndajme edhe të njejtën kombësi .Prandaj ky bashkepunim është i një rëndesi te veçantë për neve si MASHTI dhe MASHT në Shqiperi duke konsideruar se te dyja shtetet do të përparojnë dhe zhvillojnë arsimin në një vijë paralele duke sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën e funksionimit të sistemit arsimor.

A mund të flisni për inspirimin poetik, veprat tuaja?

Në vitin 2020 kam botuar përmbledhjen e parë me poezi “Një sy vashe”, si dhe tani kam shkruar librin e dytë me poezi i titulluar “Me hënë në duar”.

Cilat janë çmimet letrare?

Në çmimit Prestigjioz ,,Ibrahim Rugova' kam fituar vendin e parë me poezinë,,Vet më the"" ishte një konkurs poetik ndërkombëtar të organizuar nga Klubi letrar ,,Podguri " në Istog. Në kokursin poetik - tradicional të organizuar nga Biblioteka e Prizrenit kam fituar vendin e dytë. Gjithashtu jam fituese e çmimit “Shkelzen Zhubi” në Manifestimin Letrat Poetik Tradicional Ndërkombètar -Miqësor ,,Peja Poetike""-2021 -Ora e madhe Letrare e emërtuar ,,Shkëlzen Zhubi""- kushtuar :“ Aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë”, të edicionit të 18-të , të Festës së Bytyçit, Në poezi,,mora çmimin e tretë duke u vlerësuar poezia ime me titull : " PLAGË E VJETËR" . Me 04.11.2021 jam vlerësuar me Çmimin e Tretë për poezi në Festivalin Kombëtar të Letërsisë-Edicioni X të organizuar nga Shoqata Prokult në Podujevë.Poezia e vlerësuar titullohej ,,Atdhe"".

Si i pritët këto vlerësime?

Konsideroj se çdo çmim është vlerësim i punës time dhe njëkohësisht është motiv për të vazhduar tutje .Gjë e cila do të kontribuoj në zhvillimin e mundësisë për të pasqyruar vlera e krijimtarisë time në letërsi e në veçanti te pjesa më e bukur e letërsisë Poezia.

Cili është plani i juaj për të ardhmen?

Planet e mia konsistojnë që përmes përmbledhjeve të cilat i kam botuar dhe ato te cilat do ti botoj në të ardhmen, të kenë influencë në sjelljen e ndryshimeve si në mentalitet social po ashtu edhe në transformin e shoqërisë. Përmes poezive dua të percjell mesazh vlerash me të cilat vetë shoqëria do të identifikohet për t'i përvetësuar ato si të vetat ,pastaj duke i kthyer ato në një forcë kryesore shtyese e cila do t'i shërbej si katalizator në sjelljen e ndryshimeve politike ,shoqerore ,ekonomike dhe arsimore ,te cilat do të formësojnë idenë në sjelljen e rezultateve për të cilat synojmë.

Cila është poezia më e përkryer e juaja?

Në sytë e një poeti i cili synon perfeksion për secilin varg që krijon për çdo poezi konsideron se ka rëndesinë e saj në vete duke patër jetë apo identitet. Pa u thelluar shumë në pyetje dhe duke e parë në formë me sipërfaqësore do e veçoja poezinë me titull:

Kurbeti

Më prit o syri im prej dheu

dua ta ndjej frymën e atdheut

Ringjalljen time në përqafimin tënd.

Unë po ik shtigjeve të botës,

të marrë ca pika dritë për ty

më mungon frymëmarrja e jote

po të lë, të mbushur me lot në sy.

Nuk e shoh diellin i verbuar

nuk e ndiej ngrohjen më ngrin shpirti pa ty.

Unë po ikë nënë por nuk të lë

Bashkë me shokë kurbetit të zi

Jo që duam por na shtrënguan

të vemi atje ku nuk jemi .

Unë po iku vashë bukuri e dheut tim

Me prit ,veç nënës s'kam tjetër njeri.

Unë po ik Kosovë pa të lënë kurrë

Në zemrën time ke lënë shenjë.

Më prit të frymojmë së bashku me dhimbjen time.

Unë betohem në gjakun e fisit tim,

Prapë do ti kthehem Atdheut tim.

Shpresoj se kjo poezi nuk don koment meqë çdo gjë është e detajuar që me një frymë leximi kuptohet mesazhi i përcjellur.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat