"U ul në gjunjë..."

Kultura

"U ul në gjunjë..."

Nga: Ilir Muharremi Më: 3 janar 2022 Në ora: 10:41
Kopertina e librit

"E kujtuam takimin tonë të parë, puthjet, shtrëngimet, ecjet nën dritën e hënës.

Pastaj prapë u kapluam nga valët e dhimbjes që na përshkuan nëpër të gjithë trupin. E qara dhe dënesa nuk pushonin te Maria.

Gjymtyrët i shungullonin nga spazma e të qarit, sikur të përshkoheshin nga rryma elektrike, pastaj dukej sikur rrëqethje të ftohta i rridhnin nëpër trupin e torturuar. Ajo dukej sikur kishte humbur çdo ndjenjë. Ia preka duart e ftohta, vëreja venat, që i rrihnin nën tëmtha si me çekan. U ul në gjunjë. “Është i gjithë faji im. Më vjen shumë keq!”, - më tha ajo. Fillova t’ia prekja duart, krahët dhe fytyrën,

vazhdimisht. “Jo, jo nuk ka pse të të vij keq zemër, është në rregull.”, - i thashë.

Trupi i saj shungullonte përsëri..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat