Ai

Kultura

Ai

Nga: Zymer Mehani Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:58
Sandokani

Për besën stërgjyshore
La peng emrin

Për gjakun e fisin-
Plisin

Për emrin shqiptar-
Peng la zemrën

Për fjalën e dhënë-
La peng betimin

Për besim në fitore-
Guximin

Andaj e përcjell
Lavdia kudo

Për liri
Peng la dashurinë

Dhe jetën e fali
Për Nënë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat