Jemi!

Kultura

Jemi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:25
Adem Bytyçi

Jemi edhe sjemi

Njëri tjetrin e duam edhe se duam

Po t'a kishim dashur më shumë

Bashkimin e kombit

Teritorëve shqiptare 

Qysh moti 

Do ta kishim harruar.

 

Përderisa nuk e duam njëri tjerin

Edhe miqtë tanë i deshprojmë

Bashkimin kombëtar ta harrojmë

Armiqtë gëzohen pa masë

Evropa na gënjen 

Si çdo herë thotë se na donë

Por Serbinë kundër nesh e ndihmon. 

 

Përderisa një gjuhë e kemi 

Por, flasim në gjuhë tjera 

Nuk kuptohemi n'mes veti

Shqiptarë vertetë ëmrin e kemi 

Nënë Teutën 

Bobë Agronin 

Fole Kosovën

Por kështu 

Nuk mund t'i shërbejmë kombit 

Ta ndërtojmë Atdheun 

T'nderojmë dëshmorët 

Gjakun e tyre që dhanë 

Për lirinë 

T'cilën 

Pas kaq shumë vitësh robri 

Ne sot e gezojmë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat