Demokracija Nr 3

Kultura

Demokracija Nr 3

Nga: Fatmir Lohja Më: 5 janar 2022 Në ora: 07:49
Fatmir Lohja

Nëse në krye të një partie del një prijs, që të pelqen, a do të angazhohesh në politikë!- me drejtohet xha Ago, pasi e mbaruam këngën.

Po. Nuk e dua as më pak,e as më shumë së ju Shqipërinë.U premtoj, se nesër, po t’i afrohem pranë ndonjë partije, nuk do rreshtohem qorrazi. Lirinë e të menduarit , sa të kem shpirtë, nuk ia dhuroj askujt! - dhe e shoh xha Agon në sy, për t’a parë a i pelqeu përgjigjja.

Po burrërinë a njeh si koncept?- me pyet Ganija me ton.

Burrërija, me verbërinë e të menduarit, nuk kanë asnjë lidhje,- ia kthej në vend.

Burrëria edhe ndryshon, -u fut Kasemi, për herë të parë.

Eshtë krejtësisht dialektike ndyshimi i të menduarit te njerëzit. Sa më gjatë të jetosh, sa më shumë të lexosh nga burrat e zgjuar, që kanë kontribuar në zhvillin e shoqërise njerëzore, shumë koncepte , të zgjuarit , i ndryshojnë . Kthesat e të menduarit, se urdhëron prijsi për interest e veta , nuk kanë lidhje me burrërinë e tjetrit.

Na bërë çorap, - u fut xha Ago buzagaz.

U tregova mitin .Se një herë e një kohë, dy prijsa, luftuan për të liruar Marijen nga turqit, të cilët e rrembyen për haremin e sulltanit. Marija qe vajza më e bukur në krahinë. E përshkruanin si Zanë, Shtajzovalle,Tring,……Kur e panë trimat me sytë e tyre, u bindën se ajo qe më e bukur se përshkrimet.Të dy trimat ranë në dashuri marrëzisht, pa i treguar njëri- tjetrit. Edhe Marijes i iku gjumi.Te dy jaranët qenë secili më trim, e më i bukur se shoku.Kjo qe arsyeja që ajo nuk u shpreh te asnjëri. Në një betejë u plagosën rëndë te dy trimat. Përpara se të ndërronin jetë u rrefyen .Kur e morën vesh se dashuronin marrëzisht Marijen e bukur, shumë u nervozuan. E lanë këtë botë, me urrejtje ndaj shokut, në një kohë që njerëzia nuk kishte parë shoqëri më të ngushtë.Thuhet se edhe sot Marija i qanë trimat.

Besoj se më kuptuat? - e mbylla rrefimin.

Asgjë nuk morëm vesh,- më thonë njëzëri

Po ju jap edhe një ndihmë. Konvertojeni Marijen me karrike, se ky është konflikti i prisjve tuaj partiakë, e jo për demoktaci,- dhe ngrita gotën, se u pashë hutimin në sy.

Vazhdonv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat