Për ty

Kultura

Për ty

Nga: Idriz Çelaj Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:34
Idriz Çelaj

Një vend për falënderim

Mikut tim Kujtim Balidemaj

Me një frymë bashkohemi

Si mali me mal e yjet me yje

Ma lart se fuqia e fjalës

Dashuritë ngtitën se nuk vdesin 

Nëse humb njeri nga ne

S'kam shpirt tjetër

Veç duhet më të urue

Rrezet e dritës nuk tretën

Kalojnë vite e vite

Plagët nuk harrohen 

Ende kemi dhembje 

Që na bashkojnë

Nuk i dua ato që na ndajnë

Mjaft kemi pasur lot ndarjesh

Lirinë shtrejtë e kanë pague brezat

Për tokën e lirë janë flijue

Secili nga ne ka nga një fjalë urimi

Të dielave kur të lutemi

Dua të lutëm për tokën dhe mikun tim

Të paça edhe kur je edhe kur s`je 

Kujtim Balidemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat