Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale (2)

Kultura

Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale (2)

Nga: Dr.Qazim Namani Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:44
Dr.Qazim Namani

Gjatë mesjetës së vonë, në Prishtinë, kanë qëndruar dhe kanë shkruar shumë personalitete të njohura të kohës si: Jovan Kontaguzeni, mbreti hungarez Vlladisllavi II, Pjetër Bogdani, Haxhi Kallfa, Evlija Çelebiu etj. Pjetër Bogdani shqiptarë, kryeipeshkv i Shkupit dhe Sofjes i raporton Vatikanit që Prishtina kishte 3000 shtëpi.

Pas studimit të skeletit sipas arkeologut Luan Gashi, gjetjet e mbetjeve njerëzore, më saktësisht fragmentet e kafkës, vërtetuan se kafka kishte pasur dëmtime si dëshmi e dhunës fizike postmortore.

Prishtina në vitin 1426 e kishte edhe konsullatën dubrovnikase.[1] Në Prishtinë, në shekujt XIV dhe XV, vepronin një numër i madh i tregtarëve dubrovnikas, të cilët bënin tregti me qytetet më të zhvilluara në rajon.[2] Tregtarët dubrovnukas, gjenovas, hebrenj etj., kryesisht merreshim me metale fisnike si ari argjend dhe gllamë. Pas pushtimit osman, në Prishtinë u ndërtuan disa objekte sakrale dhe profane të stilit oriental si xhami, hamame, teqe, tyrbe, shtëpi qytetare etj. Sipas regjistrimit të Sanxhakut të Vushtrrisë nga viti 1477, Prishtina në këtë kohë i kishte 9 mëhallë, të cilat sipas emrave tregojnë se kishte vetëm popullsi të krishterë.[3]

Gjatë shekullit XV në kazanë e Prishtinës përfshiheshin disa xeherore të njohura për kohën. Në këtë kohë nga Prishtina kanë dalë edhe dijetar të shquar si Mesihi Prishtina, i cili me veprat tij “Mesihi Divani” edhe pse e shkruar me vjersha në gjuhën turke ka vlera të mëdha letrare dhe historike. Mesehi Prishtina vdes në Bosnje në vitin 1512.[4] Në shekullin e XV Prishtina i kishte gjithsejtë 20 lagje.

Sipas Shtjefën Gasprit (1671), relator shqiptar, Prishtina ishte një ndër qytetet kryesore të Kosovës. Në Prishtinë ishte qendra administrative e xehetarisë së Kosovës dhe e krahinës xehetare të Artanës (Novobërdës).[5]

Gjatë mesjetës së vonë, në Prishtinë, kanë qëndruar dhe kanë shkruar shumë personalitete të njohura të kohës si: Jovan Kontaguzeni, mbreti hungarez Vlladisllavi II, Pjetër Bogdani, Haxhi Kallfa, Evlija Çelebiu etj. Pjetër Bogdani shqiptarë, kryeipeshkv i Shkupit dhe Sofjes i raporton Vatikanit që Prishtina kishte 3000 shtëpi. Evlija Çelebiu shkruante në atë kohë për 2600 shtëpi të mëdha dhe të bukura duke veçuar sarajin e Allaj Begut dhe pallatin e gjyqit, dy hamamet e mëdha, mikpritjen dhe kulturën qytetare.[6] Në Prishtinë ka 11 hane, ndër të cilët më i njohuri në atë kohë ishte hani i Haxhi Beut.

Bazuar në të dhënat në vitin 1689 që i jep Coronelli në “Iliricum” dhe në “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia” në vitin 1689 Prishtina i kishte 4000 shtëpi. Në këtë kohë Prishtina i kishte 360 fshatra dhe një numër i tyre ishte djegur.[7]

Qyteti ka dy banja, njëra është banja e Fatihut në treg, e tjetra është banja e vjetër. Në një qoshe të banjës së Fatihut ekziston një shenjë, për këtë arsye kjo banjë quhet si e shenjtë dhe vizitohet shumë. Në Prishtinë ka 3000 dyqane që janë pak për këtë qytet, këtu ka rrush dhe dardha shumë të mira shkruajnë udhëpërshkruesit që e vizituan Prishtinën në shekullin e XVII.[8]

Në vitin 1690 me ardhjen e osmanëve dhe tatarëve, pësoi rëndë krejt vendi, veçanërisht ai i rrethit të Prishtinës. Atje shumë katunde mbetën shkretë, shumicën e tyre i dogjën dhe i zhdukën turqit dhe tatarët.[9]

Prishtina u dobësua gjatë luftës austro-turke, kur Prishtina ishte bërë qendër e shtabit të gjeneralit austriak Pikolominit. Në mbarim të luftës austro-turke 1689-1690 trupat osmane dhe tatare hynë në Prishtinë dhe e bënë një hakmarrje të madhe ndaj shqiptarëve. Siç ka shkruar më vonë Gjergj Bogdani nipi i argjipeshkvit Pjetër Bogdani, edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur dhe ishte varrosur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës.[10]

Në vitin 2008 MKRS-it në bashkëpunim me OJQ “TIKA” nga Turqia arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin dhe konservimin e xhamisë së Madhe në Prishtinë. Si fazë e parë ishte paraparë që konservimit ti paraprijnë gërmimet arkeologjike për të vërtetuar shtresat historike dhe kulturore.

Në vitin 2008 gjatë fazës së parë të gërmimit pranë themeleve te Xhamia e Madhe, punëtorët hasën në mbetje njerëzore, gjegjësisht një skelet. Pas këtij lajmi, për të vëzhguar situatën në vend të ngjarjes, u angazhua arkeologu i specializuar në fushën e antropologjisë Luan Gashi. Pas studimit të skeletit sipas arkeologut Luan Gashi, gjetjet e mbetjeve njerëzore, më saktësisht fragmentet e kafkës, vërtetuan se kafka kishte pasur dëmtime si dëshmi e dhunës fizike postmortore.

Nga burimet historike mësojmë se pas vdekjes së Pjetër Bogdanit më 06 dhjetor 1690 ai u varros në Xhaminë e Madhe, të cilën austriakët e kishin shndërruar në kishë dhe ia kishin kushtuar të shenjtit Fransis Ksavierit. Po ashtu nga burimet e shkruara mësojmë se kur trupat osmane dhe tatare kishin hyrë në Prishtinë, Pjetër Bogdani ishte zhvarros dhe ishte hedhur si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, me ç’rast kufoma ishte dëmtuar rëndë nga kafshimet dhe gërvishtjet e qenve.

Duke u bazuar në këto burime të kohës dhe gjurmëve të kafkës mund të dyshojmë se skeleti i varrosur dhe gjetur pranë themeleve të Xhamisë së Madhe, mund të jetë skeleti i Pjetër Bogdanit. Fotot e skeletit janë bërë nga Luan Gashi me 15 korrik 2008, e i cili pohoi se dëmtimet janë dëshmuar vetëm me një skelet të fragmentuar, ndërsa për vendndodhjen e skeletit nuk ka njohuri.

Image
Foto të bëra me 15. 07. 2008 nga arkeologu Luan Gashi dhe historiani Emin Sallahu
Image
Foto të bëra me 15. 07. 2008 nga arkeologu Luan Gashi dhe historiani Emin Sallahu

Prishtinën gjatë shekujve XVIII dhe XIX e kanë sunduar Gjinollët.

Pas vrasjes së Maliq Pash Gjinollit më 1809, njëra nga odat e tij u bë muze. Muzeu i familjes feudale Gjinolli me origjinë shqiptare ishte institucion kulturor mjaft interesant dhe i ngjashëm me ato të oborreve feudale nëpër shtetet e Evropës, i cili është shkatërruar në kohën e luftërave Ballkanike me 1912.[11] Koleksioni muzeor i familjes Gjinolli ka pasur një numër të konsiderueshëm të eksponateve me rëndësi historike dhe etnografike në mesin e tyre ka qenë edhe gijotina e Jashar Pashës.

Prishtinën e përmend edhe Feliks De Bozhur, sipas të cilit me 1812, Prishtina kishte dy panaire, të vjeshtës dhe të pranverës, ku merrnin pjesë shumë tregtarë nga lindja dhe perëndimi.

Në vitin 1822 rreth 3000 shqiptarë nga Kosova bënë përpjekje që të shkojnë në Stamboll për të kërkuar dorëheqjen e Maliq pashë Gjinollit, i cili në atë kohë njihej si tiranik dhe e sundonte Prishtinën.[12]

Në Prishtinë ishin të zhvilluara shumë zeje të lashta e ndër to ishte edhe zeja e hasrave.[13] Përveç këtyre zejeve ishin të njohura edhe zejet e lëkur punuesve, kazangjijëve, punimi i enëve shtëpiake nga argjila dhe metalet, orë ndreqës, shportagji, çadragji, farkëtar, këpucëtar, jorgangji, punime të veshjeve tradicionale etj.

Image
Enë të emaluara me argentius-gllama gjetur nga Qazim Namani

Prishtinës sot i mungon muzeu i qytetit, gjatë ndërtimeve në qytet nuk janë përcjellë gërmimet për hapjen e themeleve nga institucionet kompetente, andaj si rezultat i kësaj gjendje shumë eksponate të lëvizshme janë hedhur në gremina dhe janë mbuluar me dhe, e mbeturina.

Image
Foto nga zejtaria në Prishtinë

Në vitin 1997 në greminën e fabrikës së tjegullave ku hidhej dheu gjatë gërmimeve në qytet janë gjetur edhe enë të emaluara me argentius-gllama. / Vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat