Ndonëse poetët…

Kultura

Ndonëse poetët…

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:18
Xhelal Hoxha

Ndonëse, në ndonjë dhomë të mikut tuaj të mirë

nuk sheh ndonjë bibliotekë, libër,

ndonjë shishe me verë, ose me raki;

Dijeni fare mirë se aty, në at dhomë, shtëpi:

 “Nuk ka dije, kulturë, civilizim;

kultivim, shkollim, por edhe as dashuri…!”

Filozofia popullore, por edhe poetët dikur do të thonin:

Ndonëse gjithashtu, edhe nëse shihni ndonjë dritë,

aty afër mbas mesnate në ndonjë shtëpi;

“Dijeni fare mirë, se  aty është ndonjë poet, kontabilist;

Apo janë duke ruajtur ndonjë kufomë, të ndonjë gruaje, apo burri?

Për hire të shpirtit të saj, ose të ti!”

Tani më në këtë kohë të mendimit e të përparimit njerëzorë

Fatmirësisht, që shumica kufomave po ruhen në murge

Me një respekt e kulturë të lartë sinqeriteti e dinjiteti

Ndonëse, gjatë jetës së ndonjë personi të bindur, ose jo më kot

Nuk ka asnjë njeri në këtë jetë-botë; Pa kusure, ngarkesë, apo borxhe!…

Njëkosisht, me një xhelozi të pa parë e të pa dëgjuar gjer më tani

Ndonëse, vetëm poetët i ruajnë ëndrrat e tyre të përjetshme

Për mos me ju vdekë kurrë, për çdo grua, fëmijë të rritur e burrë…

Edhe pse tërë jetën e tyre janë përndjekë, dhe  kanë hekë, si gjarpri ndër gurë!..

Të dehur njerëzisht e shpirtërisht me gotat e verës duke pi

Shpeshherë me birra, por ndoshta edhe me raki!

Qe besa, edhe pse në jetë e për jetë, për një realitet të vërtetë;

vetëm me një dashuri dhe për dashuri!...

Poetët sigurisht munden me qenë zgjuar gjithmonë

Duke i ruajtur ëndrrat e tyre nga vdekja!

Që me të vërtetën e tyre, të përparimit e të njerëzimit,

shpeshherë kanë për të mos vdekur kurrë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat