Përthjeshtimi

Kultura

Përthjeshtimi

Nga: Atdhe Geci Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:05
Atdhe Geci

Poezia për mua është art i qenies,

identitet dhe  shtet. Ndjej nevojë

poetike të këndoj, marr nga bibla   

e muzës motive nga i tërë atdheu.

Këtë çast me poezi un´ia kushtoj

Lëvizjes për Çlirimin e Çamërisë

ia kushtoj detit që jep valë, diellit

që jep rreze e dritë, e tokës që jep

ajër, ujë, gjelbërime dhe drithërat,

ia kushtoj  hënës që  i  bie kitares,

ia kushtoj dashnoreve në një natë 

Këtë çast poetik  nuk  e  gjeta unë

e nderuara poezi erdhi me muzën,

nuk di  nga cila lartësi apo largësi

por më gjeti dhe më  tha , shkruaj;

jetës i mungojnë  ca  të dashuruar

foli loti, foli dhimbja  e  trishtimi;

në  dashuritë  tona  të  përditshme

dhe  në  dashuritë tona njënatëshe

mungojnë  dashnorët e natyrshëm

deshët e mirëfilltë të përqafimeve!...

 

Atdhe Geci - Dortmund, 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat