Grua

Kultura

Grua

Nga: Arberi Demaçi Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:56
Arberi Demaçi

Grua te vramë

Në ditën që u linde

Ishe qikë jo djalë 

Grua të vramë

Ditën që të martuam 

Tê vumë një shami të kuqe në kokë

Me burrin plak kunorë të bëmë 

Grua të vramë prapë atë ditë 

Kur për të katertën herë

Solle në jetë pësëri një qikë

E jo djalë trashëgimtar 

Grua çdo ditë të vrasimë

Çdo ditë lakun në fyte ta vëmë

E ti çdo ditë rilindë nga hiri yt

Si zogu feniks 

Për të ndërtu nje botë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat