Janarët e akulltë

Kultura

Janarët e akulltë

Nga: Zylfie Gervalla Më: 9 janar 2022 Në ora: 22:21
Zylfie Gervalla

Edhe mijëra vite janarët s`vdesin

Në penën time rrijnë zgjuar

Pavdekësinë e heronjëve kujtojnë

Me ç`emër janari ta pagëzoj nipçën

 

Dhe vargu im sonte bëhet jetë

Ëndrrat për lirinë na i mbysin kujtimet

Kjo tokë e ka mundur edhe vetë Etnen

Akujt i kanë shkrij heronjt e lirisë

 

Vdisni ju janare që na i vratë ëndrrat

Jetoni heronjt e mi në lutjet e së dielës

Se foltorët tani janë shndërrue në tokën e lirë

Atëherë këngët e bilbilave të na zgjojnë lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat