"Harlisje" në dimër të moshës

Kultura

"Harlisje" në dimër të moshës

Nga: Përparim Hysi Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:46
Përparim Hysi

1."Harlisje" në dimër të moshës

Dimër në natyrë,dimër imja moshë
Ç'e ke atë fytyrë që mua më josh?
Rreth e qark ka borë,dëborë faqa jote
Po unë ndizem horë ,nuk pyes prej të ftohte.

Se,kur bëhet  dasmë,unë nuk shkoj për shkarpa
Sado jam me azmë,nga ti,më ikë azma!
Është dimër i egër,dridhem nga e ftohta
Se unë jam i vjetër,e mira,sa bota!

Ti si "rrymë Golfstrimi" seç ma ngrohe shpirtin
U ngroh Përparimi (nuk pyet më për dimrin)
                              
2.Trupi yt i brishtë

Trupi yt,i brishtë:si shkuma mbi valë
Syri yt me bisht sikur më ktheu djalë
U sul me vrap që të zija"shkumën"
Ngaqë jam plak,e humba pusullën.

Ndaj zë rri menduar dhe gjumi s'më zë
Unë si i moshuar,kollem ghë-ghë!
Po ç'u bëre,moj,shkuma përmbi valë
Se veç po rënkoj,më treti ky mall.

Kthehu të të shoh,sa të prek me dorë
Po bëj"obobo" dhe s'po gjej "doktor"
Para sysh më shfaqet,trupi yt i brishtë
Të tepërta janë llafet: rënkoj pleqërisht!

 
3.Një çast...
Papritur më erdhe,më kape prej faqe
Dhe m'u mbush zyra,era manushaqe
Kundërmoje,moj, era trëndelinë
Mu në  zemrën time solle "gjelbërim"

Se ma ngrohe  zemrën,mend u ndez zjarr
E,moj e paemër,ngjalle një "të moshuar"
Dhe më zunë ca"ethe",si ca ethe gushti
Mirë bëre që erdhe,se u ngjall"babushi".
 
3. FLUTURAKJA

O moj FLUTURAKE, e bukur si drita
Kur hyre në zyrë,gati më ra pika
Nga koka tek këmba më  kishe një nur
M'u duk krejt zyra,veshur me purpur!

Dhe më zu një lemëz,grriq-grriq në grykë
Ndaj t'i putha buzët me mall atë ditë
E mbaj mend që goja m'u mbush çokollatë
Sado që m'dol"boja",sikur hëngra mjaltë.
 
4.Kur
 
Kur kam njohur një  fshatare,
Një fshatare bukuroshe
Dhe e shkathët si nuslale
Më e bukur përmbi shoqe!

Sa të bukur i kish sytë
Sa ia pashë,lojtën burgjitë
Por të shihte drejt në  sy
Që më plaçin që të dy!

Se me sy më hodhi "lak"
Ma shtrëngoi pak nga pak
As që pyeti që jam plak
Dhe nga unë"piu" gjak.
 
5.Floralba
Syttë me qiell ka FLORALBA,trupi i drejtë si lastar
Unë jam me flokë të bardha, më zu"vapa" në janar.
Edhe buzët shegë të kuqe,kuqet - skuqet si me turp
I moshuar,por mbushur huqe,unë e ha turpin me bukë

Gjoksin kish të fortë si gur,e provova vet me dorë
Kur i zura,s'qeshë më burrë dhe u bëra për doktor!!!
Dhe më tej,u"kacafytëm",ende unë kërkoj"sherr"
Dhe u mundëm dhe u"mbytëm",më qe mjaltë e sheqer.
 
6. Në të ndjek...
 
Në të ndjek? Nuk kam hiç faj
Merakosur,sa nuk po luaj
Të ka bërë ZOTI me "hile"
Dhe më dukesh si një xhinde.

Më je"xhinde", shfaqesh rrallë
Ndaj lajthita,je si"përrallë"
Nga ti"xhinde",u "xhindosa"
Dhe merakun me ty sosa.
 
7.JORGJICË
     "Mos kujto se jam i marrë
      Jorgjica! Jorgjica!"
                                    Popullore bullgare
E kush je ti,JORGJICË,që më bën mua të pi?
Për mua je ZONJA "IKS"(sa kam parë unë si ti!!!)
Që nga kohë e djalërisë ku ka mbetur veç kujtimi
Unë kam njohur një JORGJICË(s'e harron Përparimi)

Ty të njoha në pushime qëkur qeshë në VOSKOPOJË
Dhe ca çaste krejt intime,unë nuk mundem t'i harroj
Në s'të mora për gjithnjë,ta dish mirë,o moj JORGJICA!
Në"veriga" seç më vë,një"JORGJICË" që quhet SIKA!!!
 
8.Sytë e tu
Sytë e tu po digjen zjarr,
Po marrin flakë si hambull
Mëshirë ki për një të"moshuar"
Se ngriva,jam bërë akull!.
 
9.Ky nishan i zi
Ky nishani i zi, si shenjë përmbi faqe
Të jepë bukuri,e bukura FIERAKE!
Ky nishani i zi,më bën isharet
Ti duket s'e di që jam plak sherret.

Dhe fytyra jote të kuqon si mollë
Mua,sa e shoh, më fillon një kollë
Khu-khu një kollë,një lemëz pastaj
Ç'të të them,FIERAKE,nuk e kam kollaj.

Nuk e kam kollaj dhe hiç nuk më zë gjumi
Mëndja mbetë tek ti ,gjumin e mor lumi
Ja nishani i zi.mu mbi tënden faqe
Sado s'jam i ri,më prit,moj FIERAKE!
 
10.Çast
Ti më puthe
NJë ujëvarë kënaqësie vërshoi
Dhe,që të dy, u "lagëm"...
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat