U zhgënjeva nga e dashura shkova në luftë

Kultura

U zhgënjeva nga e dashura shkova në luftë

Nga: Ilir Muharremi Më: 12 janar 2022 Në ora: 07:57
Ilustrim

Për herë të parë sa isha në luftë fola në telefon me të

dashurën time, Marinë. Sapo ra zilja, Maria e ngriti shpejt receptorin, nuk fola, heshta dhe ishte zëri i saj, zëri i ëmbël i voglushes sime. “Përshëndetje!”, - i thashë. “Je ti?”, - ma ktheu. I thashë: “Po”. “Si kalon?”, -më pyeti. Nuk u përgjiga menjëherë, e fantazoja fytyrën, trupin dhe ëmbëlsinë e saj. “Si në luftë më.”, - u përgjigja. “Po sheh gjëra të këqija.”, - më pyeti.

“Po pakëz.”, - ia ktheva. “Po vriten njerëz?”, - më pyeti - “Sepse po shoh në lajme që njerëzit janë duke u vrarë. Alo!”. “Po zemër, jam këtu.”, - i thashë. Pika loti filluan të puthnin faqet e mia. “Do t’i bësh ballë gjithë kësaj dhe e di që do ia dalësh deri në fund.”, - më tha. “A mund të flasësh pak për veten për një sekondë. Çfarë po ndodh me ty?”, - e pyeta dhe mezi e

mbaja zërin. “Mirë. E kam gjetur një punë si kamariere afër Universitetit të Tiranës. Mendoj se duhet të vendosemi të dytë aty. Të pëlqejnë rrugët e zhurmshme të Tiranës. Zemër”, - më

tha. Unë vazhdoja të qaja tashmë me zë. “Po zemër, jam... ja... këtu. Thjesht...”, - e nxora zërin me një.." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat