Këtu jam

Kultura

Këtu jam

Nga: Zymer Mehani Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:00
Autori

Këtu kam qenë
Dhe këtu jam
N’këtë tokë ilire
N’këtë truall dardan

N’dekada e shekuj
Të shtrenjtën tokë
E lamë me gjak
E lamë me lot

Në këto shtigje
Kemi hapëruar
Si shqipe mali
Duke flut’ruar

O truall arbëror
Adhe i dashur
Për ty kam qarë
Me zemër t’plasur

Por sot, atdhe
Je madhështor
Lirinë ta sollën
Tanët dëshmorë

Si mal me borë
Plisbardhë ndër shekuj
Prore do t’jesh
Tokë e paprekur

Asnjë armik
Asnjë tradhtar
Këtu s’ka vend
As për një varr

Atdhe i dashur
O tokë arbërore
T’uroj me zemër:
-Vetëm fitore!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat