Demokracia Nr 5

Kultura

Demokracia Nr 5

Nga: Fatmir Lohja Më: 19 janar 2022 Në ora: 08:23
Fatmir Lohja

I ndeshëm gota. U mundova të ha diçka, me këmbënguljen e xha Agos. Mendova se shpëtova nga politika. Në ndënjet në fshat kërkoj të dëgjoj, e të shoh traditat, të cilat nga dita në ditë po harrohen, jo vetëm nga të rinjët, por edhe nga te moshuarit. Për mua ,letërsija e ka ushqim ndënjen këmbëkryq me traditat.

Për ty cili është më i miri, babai ,apo i biri?- ma zuri në fyt bukën Ganija.

Mos ma bëj mua këtë pyetje, se nuk jam politikan, - ia kthej në vend. -Mua më pelqen demokracija, se me lejon të mendoj lirshëm.E shpjegova një herë. Një këshillë mund t’u them, pa pretenduar se do të më dëgjojnë palët në konflikt. Babë, e birë, varuni nga një nuskë në qafë, që të mos shamatohen më! Me turrin ndaj njëri-tjetrin,vetëm për demokraci nuk bëhet fjalë. Do t’u shkatërrojnë fare partinë !Ju të djathtit do të mbeteni si çifutët në shkretëtirë.

U befasova kur qeshën pas këshilles sime të sinqertë.

Na kujtova nuskat, o qerrata, - me tha xha Ago duke qeshur me zë të lartë.- Ke lexur , dhe ke shetitur shumë më shumë se ne. Vazhdo ! Sot me dukesh në formë !- me nxiti xha Ago me lezet.

Pasi u përqendrova, u mundova t’u tregoj diçka nga historija e kombit tonë, për t’i bërë bisht përgjigjes se pyetjeve të mesipërme.Ju kujtova se ” Kurva Plakë”, Europë, gjithnji kur është marrë me kufijtë e trojeve shqiptare, na ka kafshuar nga një copë të madhe. Jemi i vetmi shtet në botë, që në kufij kemi bashkëatdhetarët.Ky veprim nga Europa është sa i vjetër edhe aktual. E grinë shtetin e ri të Kosovës.Dhjetë mijë hektar ia morën, dhe ia dha Maqedonisë, kur përcaktuan kufijtë. Tetëmijë hektar ia morën Kosovës, kur përcaktuan kufirin me Malin e Zi. Serbija kërkon të kafshojë veriun e Kosovës. Dhe fakeqësisht persëri Europa e mbështet oreksin e Serbisë.

Këto janë shifra, që i dimë saktë, ne qe po e jetojmë këtë kohë, - e mbylla turrin historik me” Europën Plakë”.

A jeni ju me mendimim , që ne shqiptarët të hyjmë në Europë, - më pyet Kasemi turivarur.

Ne jemi kombi më i vjetër i Europës, - ia kujtova Kasemit historinë e origjinës sonë.

U mundova t’u shpjegoj se edhe sot “Kurva Plakë”, Europë, na e ka me hile ne shqiptarëve.Ka dy dekda që na nxjerr gjithfarë sebepesh, për të mos na dhënë karriken tonë, në bri me bashkëkontinentasve tanë.Tani ka vënë një kusht tjetër absurd. O me Maqedonin, o hiç edhe për shqiptarët!? Dihet që Maqedoninë , për mbi dy dekada, e bllokoi Greqia për emrin e shtetit.Tani Bullgarët kanë nxjerrë sebepe tjera, për mos integrimin e Maqedonisë.

E parashikoni ju , se sa dekada mund të vahzdojë sherri sllav Bullgaro – Maqedonas? Ma shpjegoni dot se çfarë lidhje ka ky sherr me ne shqiptarët?- u drejtova dy pyetjet, njëra pas tjetres.

Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat