Memorandumet e turpit

Kultura

Memorandumet e turpit

Nga: Neki Lulaj Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:43
Neki Lulaj

Lakmia megalomane pashallarëve ,gangrena shekullore e sëmurjeve të vjetra tukoshake duan sërish Gjergj Kastrioti, ta ngritin nga varri kështu se shpejti pritet të zyrtarizohet nëpër shkollat shqipe ne Shqipëri gjuha turke e ndoshta edhe gjuha serbe, në qytete e Tiranës, Shkodër dhe Kavajë, kurse gjuhët e tjera europiane dhe gjuha angleze tw lihet pas dore.

Në një studio televizive të datës 25 janar2022, pashë që po grindeshin për futjen e gjuhës turke në shkollë. Duhet apo nuk duhet? Kështu e ashtu etj. Na lidh kjo apo ajo me Turqinë etj.

Në fakt turqishtja është strategji edhe e ndërtimit te xhamive nëpër qytetet shqiptare ne kohën e këtij acari dimëror nëpër çerdhet dhe nëpër shkolla nxënësit nuk kanë ngrohje në klasa. Çfarë duhet apo turqishtja në shkollat tona? Ne kemi nevojë për kulturë e shkencë e jo për xhamia të cilat po dalin si kërpudhat pas shiut, ose si picërraket nëpër shi. Dhe e fundit, arsimi i jonë shqiptarë nuk ka të bëj as me lidhjet fetare apo mendësitë fetare, është laik, i pavarur.

Kjo është mizëria e fillim vitit 2022-të dhe pazarllëqet e ndyra Erdoga-Rama, gjithë këto manovrime i kanw hilet e mëdha ne demin e shqiptareve. Botërisht dihet se ne shtetin turk, jetojnë mbi 7 milion shqiptarë dhe atje nuk funksionon edhe as një shkollë te mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Shqipëria, shqiptari kthehu kah „Meka“ eurpiane se për ne për ty Europa është drita e diellit e jo Hëna e errët dhe e zbehtë aziatike. Kjo është politika e te sëmurit nga Bosfori. Nuk është çudi e madhe ata çdo gjë po bëjnë në heshtje e ne Kosovën tonë problemet e liderëve politik është si ta zhvatin shtetin dhe te rrëzojnë qeveri. Isha unë qe para një viti pata një debat me një diplomate turke e ngarkuar ne Konsullatën turke ne Prizren. Ajo mes tjerash „ tha ne kemi disa dhjetëra shkolla turke në Prizren kemi hapur edhe kurse të ndryshme plotësuese me mësim në gjuhën turke.

“Unë pakë sa i habitur se çka është duke ndodhur ne shtetin tanë e pyeta me lejen e kujt ju i zhvilloni të gjitha këto aktivitete ne Prizren dhe rrethinë. Ajo u përgjigj „Ne nuk e pyesim askënd, as qe kemi nevojë ta pyesim”. Biseda ishte e pakëndshme dhe unë e akuzova gjeja se keni pretendime sërish ta ripushtoni me këtë formë Kosovën, por falë gjakut të luftëtarëve të UÇK-së dhe shumë dëshmoreve qe dha Kosova ketë qëllimi nuk do ja arrini kurrë sepse ne tani jemi shtet i pa varur.

Ja edhe kjo poezi i përgjigjet këtij realiteti.

Rrapo e kali

Hajde more Rrapo kali

Kur të thërret sa tundët mali

Hajde more Rrapo e lule

Lum si ti bilbil qe zure

Një pasha me 7 tuje

Topi bam e ti pa tutje

Plumbat të binin mbi supe

As s`u trembe as s`u tute

Se Hodon Ivica shkoj

Kopshtin derrit ja dëmtoj

Ngriti flamurin te kroi

Pse lufton o derëzi

As për mua as për ty

Por për gjithë Shqipëri.

P.scriptum(Një pasha me 7 tuje)-Një gjeneral turk me 7 yje

Nga Thimi Mitko „Bleta shqiptare botuar me 1850

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat