As unë ti, as ti unë!

Kultura

As unë ti, as ti unë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 janar 2022 Në ora: 23:48
Adem Bytyçi

Unë nuk jam ti

Ti nuk je unë

Mendja lufton mendjen

N'çdo takim 

Me politikanë t'çmendur.
 

N'çdo ndeje njerëzish

Me vesh e dëgjon

Me sy e shiqon

Me mendje e prekë

N'çdo ndeje 

Me politikanë 

T'shkret.

 

Lahuta tërheq harkun

Krijon tinguj kënge

Me bishtin e kalit

Ironi e këngës

Gaz i mendjes madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat