Krijuesit

Kultura

Krijuesit

Nga: Neki Lulaj Më: 30 janar 2022 Në ora: 22:23
Neki Lulaj

Janë shpirtëra mrekullore

Gjuhën e kanë Aurel.

Me zanore e bashkëtingellore

Janë si yjet në qiell

 

Ata vjelin mendime shumë

Si bleta si thnegla.

Netëve nuk bëjnë gjumë

Kohën e tjerrin te fleta.

 

Kanë gjeografinë e vet

Ëndrrat u lozin me yje

Kalojnë tunele dhe oqeane

Me vargje si lisa në pyje

 

Kanë testament vargun ëmbëltor

Të shprehur me kaq dashuri.

Gërmojnë jetën si minatorë

Në heshtje shkruajnë çdo pakënaqësi.

 

Ata janë shpirtëra të lëmuar

Ulur në udhëkryqet botërore

Janë qytetarët e qytetëruar

Janë të bekuarit nga planetët hyjnore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat