Sot

Kultura

Sot

Nga: Dibran Demaku Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:17
Dibran Demaku

Sot s‘kam shkruar asnjë varg
as për ty as për vete
jeta qenka veç një qark
dhe mistere nëpër dete

sot s‘kam shkruar asnjë varg
as për vete as për ty
jeta na degdisi larg
dhe na la veç lot në sy...

Dasëm pa prikë

seç e ke një frikë
një frikë që s'i vë dot emër
në dasmën tënde pa prikë
mos e harro kurrë nje zemër...

ne shuplake

ne shpresen e ndezur flake
henen e zbret ne shuplake
shtegut te endrres ne pyjet
ne shuplake i zbret dhe yjet...

...ne qiellin pa yje e hene
pret agimin e diellit tend...


Rrjedhë uji

rrjedhë uji i Drinit të bardhë
si në venat e trupit lëngu i jetës
as nuk je lajmëruar as nuk ke ardhë
në stinën e vonë të së vërtetës

as nuk je lajmëruar as nuk ke ardhë
në stinën e vonë të jetës
rrjedhë uji e Drinit të bardhë
si në venat e trupit lëngu i jetës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat