Për ty, komandant!

Kultura

Për ty, komandant!

Nga: Zymer Mehani Më: 31 janar 2022 Në ora: 17:44
Zymer Mehani

Emrin tënd ZAHIR,
Ta shkruaj tek yjet
Ta shkruaj te fushat
Ta shkruaj te pyjet

ZAHIR emrin tënd
Në gurra ta shkruaj
Në lumenjtë bilur
Në arat me grurë

Emrin tënd ta shkruaj 
Në Shpellë të mermerit
Në krahët e Shqipes
Në ngjyra t'ylberit

Ta shkruaj tëndin emër 
N' kaltërsinë e qiellit
Në lulet e fushës
Në rrezet e diellit

Në çdo vend ta shkruaj
ZAHIR, emrin Ty...
Me kreni e dhembje
Me shumë dashuri

Për ty, ZAHIR shkruaj
Vargje trimërie
T'kanë hije rreth brezit
Si vargonj lirie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat