Dy rrugë ishin n’robëri!

Kultura

Dy rrugë ishin n’robëri!

Nga: Sami Arifi Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:16
Sami Arifi

Rruga e nderit me sakrifica,

rruga e lehtë me poste pozita!

E lehtë për faqezitë,

e rëndë shumë për fatbardhësitë!

 

Atdhetarët si tund termeti,

jo as vuajtjet e gazepi!

Faqezitë t’privilegjuar,

fatbardhësitë n’burgje t’munduar!

 

N’dorë mbanin komitet e sindikatë,

për t’i bërë atdhetarët sakat!

Atdhetarët s’mund t’i ndal kush n’rrugë lirisë,

për t’ia shkëputë prangat robrisë!

 

Edhe se t’mundur; sakatosur e t’përvëluar,

kurrë njëherë t’pa dorëzuar!...

Krenar n’rrugë t’vështirësisë,

t’pa dorëzuar n’pranga t’robërisë!

Faqeziu si zagari pas një koci,

n’vrapim pas gjahut s’fundi cofi!

 

Dy rrugë ishin n’robëri;

e zagarëve gjahun për t’gju!

E t’munduarve liri për t’pru!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat