Çeku: Në fokus do të jenë rinovimet objekteve kulturore

Kultura

Çeku: Në fokus do të jenë rinovimet objekteve kulturore

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mbajtur takim me komunitetin artistik në Mitrovicë.

Qëllimi i takimit ishin propozimet e komunitetit kulturor të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e kulturës në vend.

Sipas njoftimit të MKRS-së, fondi për kulturën, gjetja e modaliteteve më të mira për hartimin e politikave kulturore, qasja e zhvillimit strategjik kulturor nga niveli qendror në atë lokal, rinovimin e infrastrukturës ekzistuese, ndërtimin e objekteve të kulturës, ishin temat që u diskutuan në takim.

Gjithashtu u diskutua edhe në lidhje me rregullimin e çështjes së ansambleve të teatrove të qyteteve, përgatitja e kuadrove të reja teknike deficitare që janë pjesë e realizimit të aktiviteteve kulturore, bashkëpunimi mes teatrove.

“Mungesa e hapësirave kulturore, si kinematë, stimulimin e të rinjve që të merren më shumë me kulturë, zhvillimi i aktiviteteve dhe artit edhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, galeria e artit të qytetit, rritja e aktiviteteve kulturore edhe në fushën e folklorit dhe tematika tjera që ndërlidhen me fuqizimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në rajonin e Mitrovicës.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq ministri Çeku, tha se do të tentoj t’u jep përgjigje këtyre problematikave.

Ku në fokus do të jenë rinovimet objekteve ekzistuese, me theks, teatrot e qyteteve, gjetjen e formës më të mirë të financimit dhe përkrahjes së institucioneve të kulturës dhe skenës së pavarur kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat