Të dua Kosovë!...

Kultura

Të dua Kosovë!...

Nga: Gëzim Loka Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:34
Gëzim Loka

Kosovë, të dua për lulet në lëndina e djerrina,

Për ujin që gurgullon ndër pjerrina e shpatina,

Për tufat me dele e dhi që mrizojnë në stane,

Për bëmat e tua në Luftën e Madhe…

Të dua për Isë Boletinë e Sefë Kosharë,

Për Hasan Prishtinë e Adem Jasharë,

Për Adem Demaçin, rebelin e fundit,

Të dua për veprën e Sabri Maxhunit…

Të dua për Din Mehmetin, Azem Shkrelin,

Për fjalën e bukur në buzë të poetëve,

Të dua për gurin e varrit dhe të themelit

Dhe do të të dua ty në jetë të jetëve…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat