Testamenti

Kultura

Testamenti

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:52
Ilustrim

Plaku i kërrusur në luftë me halle,

S’jetonte si dikur me ideale…

Ndonëse përballë jetës sfiduese

Tre djem i rriti i bëri me nuse!

 

Nuk ndihej mirë tani në pleqëri,

Filloi të ankohej në fëmijët e tij!

Për një përkujdesje më me dinjitet,

I thirri djemtë dhe rejat n’kuvend!

 

Kur të vdes një ditë me siguri,

Do t’keni dhurata të dashurit e mi!

Një kapital që s’e imagjinoni,

Edhe pas vdekjes do t’më kujtoni!

 

Fëmijët u gëzuan nga ky premtim,

Ngarendën te baba të gjithë në shërbim!

Pas disa vitesh me plot lezet,

Plaku u shtri për të ndërruar jetë !

 

Nxori nga goja fjalët më të mira:

-Nën dardhë e keni qypin me lira!

Pasi e varrosën krejt sipas adetit,

Vajtën te dardha n’vend të Amanetit!

 

I nxorën lopatat ç’të shohin me sy,

Në qyp e gjetën vetëm një bri!

Një bri bualli me rrathë shumë,

Që askujt s’i hynte në punë!

 

Shikojnë brenda mos fshihej sekreti,

Gjetën një letër në formë Testamenti!

-Kush mundohet për fëmijë,

I hyftë n’bythë çeky bri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat