Ëndrra e kaltër

Kultura

Ëndrra e kaltër

Nga: Fatmire Duraku Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:40
Fatmire Duraku

Fati është zog krahë thyer

Nuk e pret e ai bie nga qielli

I plagosur rëndë

I lëviz vetëm pak sytë

Dridhet i frikësuar i lagur ngjak

Bie dhe degë e vjetër e rrapit

E tëra në flakë nga vetëtima

Ç` fati i thyer i zogut të zemrës

Në përpëlitje ta mund qiellin

Gjë që s` bëhet pa përfunduar

Afër dheut të freskët të varrit

Në cilin varrosa ëndrrën e kaltër

Në të njëjtën çast mbiu tërfili

Me katër fletë dhe flutura ra në qiri

Ja ky është pashmangshëm fati

Dhe djegia në zjarrin e qiellit

II

Zot a mund të jetë kjo porta

Në të cilën duhet të trokas sonte

Për t`u parë sy më sy me fatin

Që as e njoh e as më njeh

Vetëtima do të kap degën e plepit

Do të shpërthejë bubullima

Dhe uji do t`i mbetet në fyt

Ëndrrës që ka fshehur fytyrën

Pëlcet prapë rrufeja e më bie dore tërfili

Flaka shpërthen në rrapin e vjetër

Gjëmon rëndë Natyra

Zogj të trembur ngrihen qiellit

Ta harroj portën në të cilën trokas

Apo të ngul këmbë të shihem me fatin

Që ja shfaqet si një flutur në shi

Çdo gjë duket kaq e lehtë

E është më e rëndë se pritja

III

Trokas prapë në portë të kullës

Një trokitje e lehtë një trokitje e rëndë

E pres e pres të hapet porta

Asgjë nuk dëgjoj vetëm brenda meje

Përsëritet me jehonë trokitja

E ik përplaset mbi brigje shpirti

Mbi hone të ëndrrës së verbër

A është fati zog krah plagosur në stihi

Trokas prapë trokas në portë të vetvetes

E as përgjigje e hije e tërfilit me katër fletë

Vetëm heshtje dhe hije dhe pritje

Zogun krahë thyer nga e rrah shiu

Dhe dhembja ime e vogël nën rrufe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat