Ndriço shpirtin tim

Kultura

Ndriço shpirtin tim

Nga: Zymer Mehani Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 08:51
Zymer Mehani

Porsi re e bardhë
M’erdhe fluturim
E unë  vrik shpejtova
T’hidhem n’ përqafim

Syçkat seç t’u skuqën
Faqet t’u bënë all
E unë për ty kisha
Mallin sa një mal

Tani Ti po prehesh
Në timin kraharor
Ndriçon shpirtin tim
Si  një meteor

Bashkë të përqafuar
Si n’t’bukurën përrallë
Po shfletojmë kujtimet
Nga faqja e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat