Trojë e Ilirisë

Kultura

Trojë e Ilirisë

Nga: Atdhe Geci Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 06:31
Atdhe Geci

Në Trepçë është  palca e Kosovës

qenia që t´ardhmen na  përcakton

le të çmendet tigri i luftës  e  lufta

Trepça dardane, Ilirinë s´e mohon.

 

Në të dielat e arit dhe të argjendit,

në të hënat e shiut dhe t´metaleve

u vetëlindë  zinku, plumbi dhe ari

dhe kristalet me florire të Trepçës

 

Hapeni ballinat e faqeve  të tokës

të shihni feldspathet, e manganin,

në të  reshurat  midis  vullkaneve

u  vetëlindë  ari, Trepça dhe opali             

 

Qahen thëngjillet, floriret e tokës,

qahet humusi, Ibri dhe molibdeni  

betejat me hartat serbe vazhdojnë

të vrasin Kosovën, Trojën e lirisë!

 

Fol  gjuhë  e  lashtë  e  kësaj toke

Trepça  e  Kosovës  prindin  e  di,

Në Trepçë Kosova e  ka një emër.

Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat