Ç`është Abetarja?

Kultura

Ç`është Abetarja?

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:25
Autori

Njeriu përkatësisht njerëzit mund të jenë të mençur edhe në mungesë shkollimi.

Historia njeh shumë filozofë, këngëtarë, shkrimtarë, astronomë, të cilët e kanë lënë një trashëgimi të pasur njërëzimit secili nga fusha e tij e dijës.

Mirëpo, sikur mos të ekzistonte shkrim-leximi për t'i kujtuar dhe lexuar brez pas brezi, vetëm në saje të gojëdhënave emrat dhe kontributi i tyre do të ishte harruar kohë pas kohe.

Pa diskutim se, themeli i të gjithave të arriturave dhe zbulimeve shkencore në historinë e zhvillimit njerëzor është gjuha dhe shkrimi...

Ani pse shumë kujt mund t'i tingëllojë disi e çuditshme në nivelin e vetëdijes së tij, por pa gjuhen dhe zbulimin e shkrimit të këtyre dy pasurive mendore epokale të njerëzimit, njerëzimi dhe shkalla kaq e lartë e zhvillimit të tij nuk do të ishte kaq e pasur në fushën e dijës...

Kuptohet se gjuha ka lindur para shkrimit, thënë më saktësisht gjuha ka lindur me lindjen e vetë njeriut të parë, kur njeriu filloi të shqiptonte emra të ndryshëm kafshësh,vendbanimesh dhe veglave të punës dhe të tjera që i duheshin në jetë, por vetëm përmes shenjave ...

Edhe fenomenet natyrore filloj t'i emërtonte me disa simbole (shenja të veçanta)...

Vetëm mbi këto rrethana shpjegohet historia e paraqitjes së shkrimit dhe zhvillimit të tij te popujt e ndryshëm.

Si të gjithë popujt tjerë edhe të ne shqiptarët fillon zbulimi, paraqitja dhe zhvillimi i shkrim leximit...

Në dallim nga poujt dhe kombet tjera gjuha dhe shkrim - leximi të shqiptarët janë dy cilësitë njerëzore më të vjetra në botë krahasuar me gjuhë dhe shkrim leximet të popujve tjerë ...

Sipas burimeve historike dhe hulumtimeve antropologjike është konfirmuar se edhe perëndia fliste, këshillonte dhe urdhëronte shqip...madje edhe engjëjt komunikonin dhe merrnin udhëzime nga perëndia në gjuhën shqipe...

Edhe themeluesit e njerëzimit nga të cilët historia e religjionit shpjegon fillet e jetës njerëzore , siç ishin Eva (Hava) dhe Adami (Ademi) , flisnin shqip.

Shqiptarët për t'i evidentuar shkronjat dhe për ta mësuar Alfabetin e gjihës së tyre e përpiluan një libër, të cilin e quajtën "ABETARE", njërën ndër thesarët më të pasur të arsimit dhe emancipimit kulturor ...

Pra "ABETARJA" është edhe mbetët çelësi themelor i vetëdijes intelektuale, kombëtare, shkencore, arsimore dhe kulturore të shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat