Dy tri pika nostalgji

Kultura

Dy tri pika nostalgji

Nga: Labinot Sadiku Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 10:16
Ilustrim

Shikova në kitarë, lexova një dashuri

Lexova dy tre rrjeshta e shikova me mall

Trazova plagën e vjetër, u bë sikur e gjallë

Asgjë s’paska ndryshuar më ngjalli nostalgji

Më mirë të jetoj i vetëm se të kthehem në “robëri”

II

Ku mbet ajo dashuri a kthehet ndonjëherë ?

Ajo dashuri e vjetër si një shishe verë

Dua t’pi nga ajo pak të dehem me një gotë

T’a marrë kitarën në dorë të derdh ca pika lot

T’i them kitarës s’bashku t’vuajmë edhe sot!

III

Kitara flet me shpirtin, sikur kanë një mall( të dyja ndjejnë një mall)

Për një dashuri e një kohë që më nuk është e gjallë

Mesnata kaloi, mbetem unë e nostalgjia

Kitarën rëndojnë telat e ndryshkur

E mua më mbyt vetmia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat