​Përmbyllet konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”

Kultura

​Përmbyllet konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Është përmbyllur konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022” apo “Ngjyrat e Shqiptarëve”, bashkë-organizim i MPJD-së dhe Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. Në përvjetorin e 14 të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare janë shpallur 10 fitues të fotografive më të mira në kategori të ndara. Për këtë konkurs janë pranuar mbi 5 mijë fotografi dhe ishte i hapur që nga data 28 nëntor në Shqipëri deri sot në shënimin e pavarësisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se kjo ngjarje mes të dyja vendeve është shumë e veçantë.

Çeku: Po e shënojmë një ngjarje shumë të veçantë 

“Jemi në një ditë të veçantë dhe po e shënojmë një ngjarje shumë të veçantë që ka filluar në Shqipëri dhe tash po bëhet si e përbashkët dhe jam dyfish i gëzuar që kjo po ndodh dhe sidomos që kjo po ndodh tani me shpalljen e fotografive më të mira në kuadër të aktivitetit ‘Colours of Albania’”, ka thënë Çeku.

Zëvendësministrja e Kosovës, Liza Gashi tha se gjatë vitit të kaluar një numër i madh i sportistëve, artistëve dhe studentëve kanë shkëlqyer anembanë botës. 

Gashi: Synojmë që të ofrojmë komitetin tonë 

“Është e vërtetë që ky është konkursi jonë i parë i përbashkët i parë në kuadër të edicionit ‘Colours of Albania’, por nuk do të jetë i fundit. Synimi jonë i përbashkët në kuadër të kalendarit tonë kulturor dhe protokolit zbatues që kemi me palën shqiptare synojmë që të ofrojmë komitetin tonë dhe në të njëjtën kohë diasporën tonë përmes peizazheve, videove por edhe përmes angazhimit të tyre në kuadër të aktivitetit si Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës në Kosovë dhe Ministria për Evropë dhe Politikë të Jashtme në Shqipëri organizon në kuadër të këtij konkursi kemi mbledhur mbi 5 mijë foto të cilat janë vetëm angazhim i çdo qytetari të Republikës”, tha ajo. 

Në përmbylljen e këtij konkursi, zëvendësministrja e Shqipërisë, Megi Fino u shpreh se personat që kanë marrë pjesë duhet të quhen ambasadorë të vendit. 

Fino: Ngjyrat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk u shuan

“Organizimi i këtij viti vjen pas një pauze të pandemisë por kjo është një arsye për të festuar sepse tregon se edhe pas kohëve që kaluam ngjyrat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk u shuan, përkundrazi ato janë aty më të forta se kurrë. Konkursi i këtij viti në ndryshim nga vitet e tjera e ngriti së pari në takimin e dy qeverive më 26 nëntor 2021 për të shënjuar edhe bashkëpunimin tonë, morri bekimin në një ditë dimri në ndryshim nga çdo vit kur rrjetet sociale gëlonin me foto të sesionit veror nën hashtag ‘Colours of Albania’, por kjo ka sjellë një avantazh të madh pasi sezoni i festave të vitit rezervon shumë imazhe fotografike, fraksione momentesh të zemrave të ngrohura të lumtura nën shkëlqimin e festave që dinë vetëm të sjellin njerëzit pranë njëri tjetrit nën hashtag ’Colours of Albania’ 2022”, u shpreh ajo.

Dhjetë fituesit e këtij konkursi kanë qenë: Enis Abdullahu, Adnan Beci, Bleron Caka, Ilir Agastra, Marko Baco, Kushtrim Krasniqi, Bleron Caka, Bleron Braja, Meriton Dajakaj dhe Fjolalba Golikja. Ndërsa dy anëtarët e jurisë kanë qenë: Ilir Kaso dhe Arian Mavriqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat