Humanisti Isa Mjeku me hobin e tij që se harron kurrë

Kultura

Humanisti Isa Mjeku me hobin e tij që se harron kurrë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 08:42
Isa Mjeku

Kemi dëgjuar e lexuar për të dhe zemrën e tij të madhe kur bëhet fjalë për humanizëm.

E madje ai nuk dëshiron ti përmendë ato, duke u treguar shumë modest por kurrë ska pushuar së dhuruari.

Po flasim për humanistin e njohur shqiptar Isa Mjeku ku këtë herë zbulojmë një pasion të dashur të tij e ku në publikimet e fundit e shohim teksa i bien çiftelisë atje në Diasporë ku dhe jeton së bashku me familjen e bukur e të dashur të tij.

Ai megjithëse në Kurbet përmes folklorit ruan me fanati e mjaft fuqishëm vlerat kulturore artistike dhe kombëtare. Madje kue ata mblidhen si familje së bashku dhe me dy djemtë e tij që këndojnë ke qef dhe dëshirë të jesh i ftuar në shtëpinë e tyre.

Por ky pasion është i kahershëm madje në shumë libra njihet e shkruhet për Isa si rapsod e ku mësojmë që kur ishte 7-vjeç nisi të luajë me çifteli, ndërsa në Gjermani ai themeloi edhe SHKA "Abetarja".

Ja pra nuk rastësi për shqiptarin humanist Isa Mjeku që shpesh herë ia merr këngës shqipe me dashuri e mall për vendlindjen ndërsa ua trashëgon brez pas brezi jo vetëm gjuhën shqipe por edhe muzikën burimore edhe trashëgimtarëve të tij.

Nëse e takoni Isa Mjekun mos e pyesni shumë se kë ka ndihmuar dhe si por kërkoni të marrë çiftelinë e të çmalleni me muzikën folklorike.BS

Image
Isa Mjeku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat