Maestro Zhani Ciko sot në zyrat e Ansamblit Shqiptar për ide dhe realizime të reja

Kultura

Maestro Zhani Ciko sot në zyrat e Ansamblit Shqiptar për ide dhe realizime të reja

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:09
Zhani Ciko

Maestro Zhani Ciko, një nga emrat më të njohur tē muzikës shqiptare, ish drejtor i suksesshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, dirigjent i shumë vepra, drejtues për shumë vite i festivalit në Radio Televizionin shqiptar, një nga emrat që u hapi dyert shumë artistëve ng Kosova në vitet e okupimit, i lidhur fort me Maqedoninë i cili ka vlerësuar se Themelimi i Ansamblit shqiptar është momenti më historik në historinë shqiptare të Maqedonisë së Veriu vizitoi drejtorin Shkodran Tolaj për të këmbyer ide në realizimin e projekteve të radhës.

I fascionuar nga pritja madhështore e tij në manifestimin “Dita e plisit”, nga arritjet e mëdha të ansamblit në këto dy vite ai sot pati rastin të vizitojë zyrat e drejtorit ku gjithashtu veçoi çdo detaj kombëtar!

I lumtur për realizimin e Cd- ve dhe arkivimin e krijimtarisë së Lorenc Antonit, Musa Piperkut e Trio Zajazit, ai bisedoi për shumë projekte me rëndësi kulturore ku është i gatshëm të kontriboj me gjithë kapacitetet e tij artistike e intelektuale! Maestro Zhani Ciko falemnderoi drejtorin Tolaj jo vetëm për punën në shkëlqimin e ansamblit dhe realizimin e jashtëzakonshëm të manifestimit “Dita e plisit” por dhe në vlerësimin, ringjalljen dhe ngritjen profesionale të figurave emblematike në muzikën shqiptare!

Drejtori Tolaj i dhuroi atij dhe znj. Rudina Ciko- profesoreshë e pianos në Akademinë e Tiranës Cd- të e realizuar duke i falemnderuar për konsideratën dhe respektin e madh ndaj artistëve dhe institucioneve në Maqedoninë e Veriut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat