Frederik!

Kultura

Frederik!

Nga: Përparim Hysi Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 10:56
Përparim Hysi

Kanë ardhur "luanët e thyer të fëmijërisë"
Dhe pinë ujë tek  pusi i vjetër"
Fshinë buzët të trishtuar
SE,mjerisht, nuk të kanë gjetur.

"Me një turban vese mbi kokë,SAADIU,
Erdhi enkas për ty nga PERSIA
Dhe SAADIUT buza i ngriu 
Dhe qau me lot si fëmija!

Se ti ke ikur bukurosh
Dhe ke 16-vjet që prehesh në RMAJË *
Por kurrë, kurrë nuk do a na mungosh
Askush që të njohu, nuk e ka kollaj.

Ike dhe pas le një zbraztësirë të  madhe
Braktissja e POETIT nga shteti qe veç turp
FREDERIK RRESHPJA është PRINCI I LIRIKËS MBARËSHQIPTARE
Më 17 shkurt 2006,shteti turpin e hëngri me bukë **

Asnjë nga shtetarët nuk qe tek VARRI POETIT!!!
Ministri i(Ç)KULTURËS,gjasme,i pasionuar pas letërsisë
Katandisi si eunuk i pushtetit
Të mos përcjellësh me kurora një PRINC të POEZISË!

Më shumë e rriti kurbën indiferenca e pushtetit
Kur në TIRANË u mbajt një koncert-homazh ***
Prapë nuk u përfshi emri i POETIT,
Kujtesa e pushtetit mbushur me "tallash".

Prapavija e"kësaj harrese" qe krejt e lexueshme
Se LIRIKU I MADH qe opozitar
Pushteti i asaj kohe nuk bëri gjë më të turpshme
Dhe në vizionin tim, ky qe akt barbar,

* në RMAJË varrosen katolikët.
**Vdiq më17 shkurt 2006 dhe asnjë përfaqësues nga Ministria e KUTURËS nuk mori pjesë në funeral.
*** koncerti-homazh u bë për të ndjerët:IBRAHIM KODRA;KELË KODHELI DHE VATH KORESHI.Është mbajtur më 28 shkurt 2006 dhe RRESHPJA prapë u "harrua".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat