Shaban Polluzha

Kultura

Shaban Polluzha

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Adem Bytyçi

N'fortunë lufte

Nëna t'lindi 

Polluzha t'pagëzojë

Kosova  t'rriti.

Shqiptarizmi t'nderojë

Kur shqiptarët vriteshin 

Jo vetëm n'Drenicë

Por gjithandej 

Vendbanimeve Dardanisë

Nuk i'au ktheve shpinën 

Për t'lënë t'vetmuar 

N'zjarrin e masakrave 

T'serbo- Sllavisë

 

T'luti Fadili

Mugosha e Milladani,

Lejë shqipëtarët vetë 

Eja bashkangjitnu

T'shkojmë n'Kroaci

Bosnjë e Sloveni

Për t'i çliruar këto vende

E për ta lënë Kosovën

Nën Serbo- sllavi.

 

T'thanë leje Kosovën

T'vritej masakrohej 

Nga gjakëpirsat serb

T'premtuan grada

Pozita t'larta

T'i bir i Kosovës

 I refuzove t'gjitha 

 Kosovës nuk ia ktheve shpinën

 Kur ia kishit futur flakën

 Hordhitë barbare

 Qerniko serbo -sllave
 

 Sot patriotzimi ka ëmër

 T'kujton Darenica

 E gjithë Kosova 

 Ty i madhi Shaban Polluzha

 S't'harron historia

 T'nderon Kosova 

 T'nderon shipëtaria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat