Pjesë nga ditari im i jetës

Kultura

Pjesë nga ditari im i jetës

Nga: Mustafë Shabani Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Mustafë Shabani

Liri

Liri ishte fjala e parë që kisha filluar ta shqiptoja si fëmijë dhe ishte e mbetet fjala ime më e dashur.

Shpeshherë pyes veten u realizua në mua kjo ëndërr apo jo.....?

Pa menduar fare e them jo Sinqerisht lirinë e mendoja dhe parafytyroja krejt ndryshe ,andaj edhe nuk e ndjenjë dhe kjo fjalë e ky fiksion edhe me tutje më mbetet ëndërr e ëmbël, por e parealizuar.

Si sot më kujtohet një bisedë e gjatë me Zahir Pajazitin me të cilin nuk u pajtova kur diku para shtëpisë së kulturës asokohe Podujevë tani Teatri Avdush Hasani mu para kioskës së faravet më patë thënë: Lirinë mund ta fitojmë, por ne duhet të hyjmë në luftë me Serbinë dhe duhet të jemi të gatshëm t’i pranojmë nga 50 000-deri në 250.000 e më shumë viktima”.

I vendosur i kam pas thënë: Sa më përket mua personalisht do të isha i gatshëm të jem njëri nga ata të rënët, por kjo shifër më duket tmerrësisht e lartë dhe një liri e tillë nuk më duhet.

Zahiri reagoj i qetë e vendosur: Atëherë duhet të durojmë e presim momentin, derisa barbaria e Serbisë ndaj sllovenëve, kroatëve e boshnjakëve t’i çjerrë maskën asaj dhe të konfrontojë atë me kombet e përparuara...."

As kjo nuk më kishte pëlqyer dhe....

Faktikisht e doja lirinë por ajo nuk më duhej asgjë pa njerëzit me të cilët isha rritur.

Unë më shumë e shikoja problemin tonë nga prizmi ynë dhe i drejtësisë, i së drejtës tonë dhe për mua zgjidhja do të duhej të ishte e lehtë, por nuk hyja thellë në esencën e problemit, i cili ishte krijuar ndër shekuj, pra duhej ta dija që problemi i krijuar ndër shekuj dhe ishte i komplikuar për shkak të ndikimit të sferave të ndryshme, por edhe kohëzgjatjes së krijuar, ku dihen që në lojë ishin interesa të superfuqive dhe jo vetëm Serbia por edhe Rusia e përkrahur nga Kina ishin pothuajsë pengesa të pakalueshme.

Për këtë gjë u binda sapo erdha në Gjermani dhe sidomos nga shoqja e vëllait tim me të cilën derisa isha duke pirë duhan e birrë, e kisha pyetur: Pse ecin këto gjëra kaq ngadalë, pse nuk kemi përkrahje të mjaftuar në raport me Serbinë??

Zonja Ebbe tundi kokën dhe tha: Ky problemi juaj është krijuar me shekuj dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës.

Derisa unë po insistoja në diçka më konkrete më thotë ajo: Sa na përket ne gjermanëve, shkaku i luftës së dytë botërore ne nuk guxojmë të mbajmë anën e njërës apo palës tjetër.

Unë e ndërpreva atë duke i thënë: Po kroatët pse i përkrahët???

Zonja Ebe pa kryer pyetjen mirë po thoshte: Po kroatët i kemi për qejfi dhe me ta na lidhin shumë gjëra, njëra ndër to është katolicizmi që na lidh.

Po me serbët çfarë u lidh??

Zonja Ebbe: Kryqi, kryqi na lidh edhe me Serbinë.

E kotë ishte tendenca ime kur po thosha se edhe ne kemi kryq.

Ajo reagoi shpejt dhe tha:  Ooo pak, pak është ajo, por fati i juaj kësaj radhe është në fatkeqësinë dhe vuajtjet e kroatëve dhe boshnjakëve.

Për sa më shumë që do vuajnë këta dy popuj për aq më afër do ta keni ju lirinë e shumëpritur.

Fitorja juaj është në durimin tuaj dhe këtë gjë në mënyrë fantastike po e kryen lideri dhe Presidenti juaj Rugova.

Kur ajo më kishte cakërruar gotën, kishte kaluar mesi i natës.

Gëzuar për shpirtin e Dr Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat