Ti, Moskë

Kultura

Ti, Moskë

Nga: Julia Gjika Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:38
Julia Gjika

Nën një qiell me dëborë,

një grua vrapon,

me një kuti në dorë.

Duket një dhuratë,

e thjeshtë nga jashtë.

Hape! - i thonë fëmijët,

Hape! - i thonë të gjithë.

Kur e hapi të gjithë panë,

bombën me sahat.

Kish ardhur momenti

Lufta filloi.

U steros qielli,

shtëllunga flake u ngritën mbi re.

e radhës, Ukraine je!

Po digjen qytetet,

po digjen lumenjtë.

Ti Moskë nuk pyet,

në se është prag pranvere

në se gonxhet po buisin nëpër peme.

Njerëzia brenda portave,

bënin plane për të festuar

ti Moskë

ke planet e tua të “bekuara”

të vrasësh në gjumë,

ëndrrat e popullit tënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat