Qiell i virgjër

Kultura

Qiell i virgjër

Nga: Neki Lulaj Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:35
Neki Lulaj

Një alarm trishtimi buron tingëllon 

Piskamë për evakuim 

Flakë rakete shpërthejnë nga toka  

Puth qiellin e virgjër 

E mbi tokën e bekuar 

Vret njerëz e hedh bomba. 

 

Ky tym i fut frikë ndjell vdekje  

Shi vdekjeje bie mbi koka fëmijësh me tmerr

Çka ti them ketij shekulli në tretje

Kjo çmenduri 

Akoma qenka gjallë një i ri Hitleri. 

 

Më shtrëngon në fyt dhembja 

Nga qielli pikon vdekja 

Kjo rrëmujë me kapsllit  

Ndjenjat m’i verbojnë sytë 

A e dini vlerën që ka jeta 

Kur erë baroti të jep tmerr e frikë. 

 

Dal nga kjo faqe hy në një tjetër 

I druhem shiut azotik 

Nga ata që nuk kanë zot

as  mëshirë 

I mallkoj  

Shtrij duart në horizont 

Kjo të jetë një endërr 

E  njerëzve fëmijëve të pafajshëm 

T’u kthehet gazi, ta gëzojnë ardhmërinë 

 

O ti dashuria ime  

Mos harro 

Të ecim bashkë në arkivin e kujtesës! 

Se betejat le të mbyllen 

Jeta le t’ia caktojë

 vendin mëkatarit të egër

Dashurinë, lumturinë, kohën ta gëzojmë- 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat