Liri

Kultura

Liri

Mustafë Shabani Nga Mustafë Shabani Më 25 shkurt 2022 Në ora: 19:48
Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Ukrainë

Liri ishte fjala e parë që kisha filluar ta shqiptoja si fëmijë, ishte e mbetet edhe tani fjala ime më e dashur.

Shpeshherë pyes veten u realizua në mua kjo ëndërr e embel apo jo.....?

Pa menduar fare e them JO  Sinqerisht lirinë e mendoja dhe parafytyroja krejt ndryshe, andaj edhe nuk e ndjej, as si fjalë as si fiksion dhe ajo mbetet ne mua vetem si ëndërr e ëmbël, por e parealizuar të dashurit Vitali dhe Vlladimir Klitschko.

Ju ishit dhe mbeteni kampionët dhe liria në mua.

Ka vite të shumëta qyshkur bashkndjej me ju, me angazhimin tuaj për një shtet ligjor dhe të së drejtës për lirinë dhe ëndrrën time të ëmbël e cila nuk quhet ndryshe përpos Evropë pa vringëllimën e armëve, me pëllumbat  në qiellin e kaltër e pa aeroplanet shkatërrues të cilët vrajnë fluturimin e tyre, prishin gjumin e fëmijëve dhe ëndërrat e tyre të ëmbla .

Te dashurit Vitali e Vlladimir, unë jam me ju, me presidentin tuaj, me fëmijët dhe me të moshuarit tuaj.

Me ushtarët tuaj të cilët jetën e tyre kan vënë në shërbimin e jetëve tuaja, me aeroplanët tuaj të cilët ruajnë qiellin e kaltër dhe fluturimin e pëllumbave , me rusët dhe protestat e tyre rrugëve të Moskës dhe gjithandej kundër kësaj lufte shkatërruese.

Kundër kësaj vëllavrasjeje, unë isha dhe jam me ju ,sepse ashtu jam kundër agresionit dhe qmendurisë së Putinit, i cili sa më shumë shkon koha mbetet e më i vetmuar me luftën dhe cmendurinë e tij, duke rrezikuar seriozisht paqen dhe lirinë e Evropës, shtëpisë sonë të madhe, por të përbashkët e të pa ndarë me aspiratat dhe ëndërrat e saj në liri dhe paqe. 

Të dashurit e mi Vitali e Vladimir jo rastësisht Zoti i madh u bekoi juve me tituj kampionësh dhe jo rastesisht jeni ju tani pëllumbat e qiellit të kaltër të Evropës së lirë dhe të bashkuar.

Liri dhe paqe për Ukrainën, jetë dhe dashuri për Evropën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat