Nderi dhe turpi

Kultura

Nderi dhe turpi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 10:07
Ilustrim

Morën sulm ushtarët

Dikur në një fshat,

N’mungesë të burrave

T’i dhunojnë gratë!

 

Pasi i dhanë fund

Aksionit me porosi,

U kthyen n’kazerma

Me turpin e zi!

 

Dolën nga shtëpitë

Gratë e grisura, duke qarë…

Përveç njërës heroinë

Më kokën e ushtarit t’vrarë!

 

Ajo bëri rezistencë

Duke shfaqur trimëri,

Sa me gëzim i ndrinin

Sytë e mbushur krenari!

 

Desh u çmendën gratë e tjera

Nuk e kishin aq kollaj,

Kur e shihnin bashkëfshataren

Si krenohej me nderin e saj!

 

Kishin frikë kur t’kthehen burrat

Do të tregoj për këtë trimëri, 

Ndaj vendosën që ta vrasin

Për ta zhdukur këtë ndodhi!

 

-E vranë nderin, të rroj turpi!

Thotë rrëfimi fiks fare…

Ndaj mesazhi i satirës

Na tingëllon ashiqare!

 

Nuk luftohet korrupsioni

Me zyrtarë të korruptuar,

Ato zhdukin e bllokojnë

Çdo provë të dëshmuar!

 

Me këto vese primitive

S’na shkon mbarë shoqëria,

Deri sa të korruptuarit

Vrasin nderin, t’rroj hajnia!

(Satira është bazuar  nga një rrëfim "Judith me kokën e Holofernes" i Giovanni Batista Salvi, 1639.....)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat