Gjëja më e çmuar për mësimdhënien

Kultura

Gjëja më e çmuar për mësimdhënien

Nga: Diarta Salihu Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Të lësh gjurmë, të vazhdosh të jetosh dhe pas vdekjes tënde është profesioni i mësimdhënies. 

Mësimdhënia është kategori themelore e didaktikës dhe gjithashtu veprimtari dhe proces i organizuar që ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e nxënësve. Ajo paraqet një aspekt të rëndësishëm shoqëror. Qëllimi i mësimit është zhvillimi dhe krijimi i një personaliteti të nxënësit kritik, të lirë, të pavarur, kreativ, human, të arsimuar, multikulturor dhe shumëfunksional.

Gjëja më e vlefshme për mësimdhënien është se gjithmonë duhet të jesh i/e sinqertë si dhe gjithmonë mund të arrish rezultate më të mira me dhembshuri dhe durim sesa me gjëra tjera negative. 

Të përpiqesh të mendosh si dikush që ende nuk e kupton një ide është shumë sfiduese në të njëjtën anë shumë e kënaqshme. 

Mësimdhënia më shumë se një profesion është një mision. Pikërisht për këtë rëndësi ka që fëmijët duhet ti mësojmë më tepër sesa plani mësimor. Nëse i respektojmë fëmijët dhe u japim jo vetëm aq sa është e shkruar por duke i shtjelluar me aktivitete kreative ata (fëmijët) do të vijnë pa përtes në klasë, do kenë motiv, kreativitet dhe do të shpërblejnë me respekt edhe më të madh.

Mbi të gjitha, mësimdhënia është program apo kategori ku jo çdo herë mësojnë fëmijët nga mësimdhënësit apo studenti nga profesori por ndonjëherë edhe mësimdhënësi përfiton- mëson nga nxënësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat